Met Office ka lëshuar një paralajmërim urgjent portokalli për dëborë në jugperëndim të Anglisë, me temperatura që parashikohet të zbresin deri në -12 gradë Celsius.
Anglia jugore u mbulua nga një shtresë dëbore të mërkurën, duke shkaktuar probleme të mëdha transporti.
Dhjetra makina kanë mbetur të bllokuara në një autostradë me dëborë në Sussex për shkak të motit të keq.
Dëbora ra edhe në plazhin me rërë të Brighton, pasi valët e akullta u përplasën në breg dhe mjegulla mbuloi qytetin.
Turning into a major event #hove – cars and Lorry’s being abandoned #Worthing and #eastbourne have rain ☔️ @BBCSussex @SussexTW pic.twitter.com/0Qm52UiTC1
— eddie mitchell (@brightonsnapper) January 8, 2025
⚠️⚠️ Amber weather warning issued ⚠️⚠️
— Met Office (@metoffice) January 8, 2025
Snow across parts of Cornwall, Devon, Dorset and Somerset
NOW until 2100 today
Latest info ???? https://t.co/QwDLMfRBfs
Stay #WeatherAware ⚠️ pic.twitter.com/yQhfolwWrM
Policia e Devon dhe Cornwall u ka kërkuar shoferëve të presin derisa reshjet e dëborës të ndalojnë përpara se të bëjnë ndonjë udhëtim, përveç nëse ato janë “absolutisht të rëndësishme”.
Meteorologët thanë se vonesat në rrugë janë të mundshme dhe mund të lënë shoferët të bllokuar, ndërsa ndërprerjet e energjisë elektrike dhe ndërprerjet e mbulimit me valë të telefonave celularë janë gjithashtu të mundshme.