Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka deklaruar se globalisti miliarder George Soros përfaqëson një “kërcënim të sigurisë kombëtare” për Italinë dhe botën perëndimore.
Gjatë një konference për shtyp në Romë, të enjten, Meloni reagoi ndaj zyrtarëve europianë që kërcënonin Elon Musk me gjoba dhe ndëshkime për refuzimin e censurimit të fjalës së lirë në platformën X.
“A është problem që ai është i pasur dhe me ndikim, apo se nuk është i majtë?”, pyeti Meloni, duke shtuar se Musk nuk është “i rrezikshëm për demokracinë”.
Meloni says Musk may be influential & airing his opinions, but George Soros’s billions pose the real threat to elections, calling his global political funding “dangerous interference in sovereignty”
— Visegrád 24 (@visegrad24) January 10, 2025
A journo asked Meloni if she worried about Musk's "interference" in EU politics pic.twitter.com/e4ZDQku3bu
Meloni vazhdoi dhe vuri në dukje se Soros ka shpenzuar miliarda dollarë për të ndërhyrë në zgjedhjet e kombeve të ndryshme duke “paguar për figura politike” që mbështeteshin prej tij.
“Problemi është kur njerëzit e pasur përdorin burimet e tyre për të financuar partitë, shoqatat dhe eksponentët politikë në të gjithë botën, për të ndikuar në zgjedhjet politike të shteteve kombëtare. Kjo nuk është ajo që po bën Musk. Kjo, për shembull, është ajo që bën George Soros”, tha ajo.
“Dhe po, unë e konsideroj kët si ndërhyrje të rrezikshme në punët e shteteve-kombe dhe në sovranitetin e tyre”, tha Meloni.
Musk citoi thëniet e Melonit për të argumentuar se Soros është “mposhtur” nga gjykata e opinionit publik.
Themeluesi i Tesla-s ka inatosur establishmentin duke tërhequr vëmendjen te bandat e përdhunimeve islamike që po rrënojnë Britaninë e Madhe dhe duke shprehur mbështetjen e tij për partinë gjermane AfD, platforma e së cilës është e përqendruar në deportimin masiv të emigrantëve të paligjshëm dhe rikthimin e sovranitetit të Gjermanisë tek njerëzit, larg të pazgjedhurve burokratët e BE-së.