Elita globale kishte zgjedhur prej kohësh qytetin Los Anxhelos, si qytetin e tyre Ground Zero dhe në Havai u përballën me të njëjtat probleme, me mungesa të papritura uji dhe zjarre të çuditshme që shkrinin hekurin në kohë rekord.
Sigurisht, Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom nuk humbi kohë duke fajësuar ndryshimet klimatike për katastrofën, një tregim mëse i përshtatshëm për administratën e tij.
Shumë po flasin për një sulm fyes ndaj banorëve të LA, duke i hapur rrugën kështu transformimit të tij të shpejtë në një qytet 15-minutësh. Por këto të ashtuquajtura “qytetet inteligjente” nuk janë gjë tjetër veçse burgje të mëdha në ajër të hapur, të krijuara për të survejuar qytetarët e zakonshëm pa rrugëdalje.
Ky plan duket se ka qenë në punë prej vitesh dhe tani e shohim të implementohet me të gjitha detajet e tij të tmerrshme, para syve tanë.
Çfarë ndodhi disa ditë para se të shpërthenin zjarret?
Sipas ankesave nga banorët, kompanitë kryesore të sigurimeve dukej se e dinin saktësisht se çfarë po vinte, duke përputhur në mënyrë të përsosur planet e tyre dhe duke tërhequr politikat e tyre, pak përpara se zjarret të shkatërronin Los Anxhelos.
Kompanitë e sigurimeve kanë anuluar politikat e zjarrit në qindra mijëra shtëpi në zonën e Los Anxhelos në muajt e fundit, duke lënë familje të panumërta të cënueshme dhe të pambrojtura nga zjarri.
Ashtu si në Maui, zonat më të goditura nga zjarret janë ato të destinuara për shndërrim në qytete 15-minutëshe, projekte që u shtynë përpara rezistencës nga pronarët e pronave.
Pacific Palisades, lagjja më e goditur, jo vetëm që është vendosur të presë Lojërat Olimpike të vitit 2028, por tashmë është caktuar si një Smart City (qytet i zgjuar) në të ardhmen.
Marrja e tokës nga elita globale, e udhëhequr nga partnerët e WEF-së, Blackrock dhe Vanguard, po kryeson kauzën për blerjen e tokës dhe fillimin e ndërtimit të qyteteve 15-minutëshe.
Të pasurit që humbën shtëpitë e tyre janë të vetmit që kanë siguruar shtëpitë e tyre për shuma të mëdha.
Duhet theksuar se Këshilli i Qytetit të Los Anxhelosit nuk ka shpenzuar para për zjarret për dy vitet e fundit, duke devijuar një pjesë të konsiderueshme të buxhetit të zjarrfikësve, madje edhe pajisje, në Ukrainë, duke e lënë qytetin e tyre mjerisht të papërgatitur për këtë fatkeqësi.
***
Ky është nje version për të shpjeguar atë që ndodhi, përkrah versioneve të tjera për shkakun e zjarreve.
Por për një gjë, tani më, të gjithë janë në sinkron, që kjo nuk ishte një fatkeqësi natyrore, por një zjarrvënie e mirëorganizuar. Nga cila palë, apo grup interesi? Kjo mbetet ende për t’u hetuar dhe shqyrtuar, detajuar dhe analizuar, për të qenë më pranë së vërtetës.