Qeveria shqiptare është zotur dhe i ka bërë vizitë pompoze në Kiev, duke deklaruar mbështetje për Ukrainën, për aq kohë sa të jetë e nevojshme!
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, deklaroi se do të takohej me presidentin rus Putin për t’i dhënë fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur, di detyrë e tij primare, presidenciale!
Duke folur në një stacion televiziv, Trump tha se edhe Putin nuk është entuziast për atë që po ndodh dhe se përfundimi i luftës varet nga ai.
NEWSMAX: “You've said you want the Ukraine war ended in 6 months. What is the strategy to do that?”
— The Tennessee Holler (@TheTNHoller) January 14, 2025
TRUMP: "There's only one strategy — it's up to Putin.” ???? pic.twitter.com/2sfzXbAFy9
Ai nuk dha një datë, orar apo vend për takimin, i cili do të ishte i pari midis liderëve të dy vendeve që nga fillimi i luftës së Rusisë me Ukrainën, në shkurt 2022.
Kur u pyet për strategjinë e tij për t’i dhënë fund luftës, Trump tha për Newsmax:
“Epo, ka vetëm një strategji dhe varet nga Putin dhe nuk mund ta imagjinoj që ai është shumë entuziast për mënyrën sesi shkoi kjo luftë.
Dhe unë e di që ai dëshiron të na takojë dhe ne do të takohemi shumë shpejt. Do ta kisha bërë më shpejt, por më duhet të futem në Zyrë (që do të thotë Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë). Për disa gjëra duhet të jesh aty.”
Përfaqësuesi i SHBA-ve Mike Waltz, këshilltari i ri i sigurisë kombëtare, i tha ABC të dielën se lufta është kthyer në një “makinë mishi të njerëzve dhe burimeve” me “pasoja të stilit të Luftës së Tretë Botërore”, sipas ABC.
“Të gjithë e dinë se kjo duhet të përfundojë disi diplomatikisht”, tha Waltz për ABC, i cili gjithashtu shërbeu në Gardën Kombëtare si kolonel.
“Nuk mendoj se është realiste të thuhet se do të dëbojmë çdo rus nga çdo centimetër i territorit të Ukrainës, madje edhe Krimenë.
Presidenti Trump e ka njohur këtë realitet dhe mendoj se ishte një hap i madh përpara që e gjithë bota e njohu këtë realitet. Tani le të vazhdojmë.”
I pyetur konkretisht për kontaktet midis Trump dhe Putinit, Waltz tha: “Pres një telefonatë, të paktën në ditët dhe javët e ardhshme. Pra, ky do të ishte një hap dhe ne do ta bëjmë atë”.
Trump dhe Putin janë takuar pesë herë deri më tani. Takimi i tyre më i famshëm u zhvillua më 16 korrik 2018, në Helsinki, ku ata folën për më shumë se dy orë të shoqëruar vetëm nga përkthyes.
Ndërkohë vihet re se qeveria shqiptare vazhdon të denoncojë Rusinë për krime lufte në Ukrainë, duke bërë gjithçka që mundet për të mos riparuar marrëdhëniet për dekada!
Dhe kjo zgjedhje absurde bëhet në një kohë kur SHBA-të dëshirojnë të shkëputet nga Ukraina dhe të rindërtojë marrëdhëniet e saj me Rusinë.