Vetë presidenti i ri e transmetoi ceremoninë nga X.
Ceremonia zyrtare e inaugurimit të Donald Trump si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës filloi rreth orës 12:00 me orën lokale (18:00 me orën shqiptare).
The 60th Presidential Inauguration Ceremony https://t.co/kTB4w2VCdI
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) January 20, 2025
Ceremonia e betimit u zhvillua në ambiente të mbyllura, konkretisht brenda rotondës së Kapitolit, për arsye sigurie.
Trump tha se do të shpallte një emergjencë kombëtare në kufirin jugor, siç kishte bërë në vitin 2019.
Ai tha gjithashtu se do të dërgonte trupa në kufirin jugor me Meksikën për të ndaluar trafikun e drogës dhe imigrimin e paligjshëm.
Biden dhe Harris i panë këto njoftime pa shprehje në fytyrë dhe pa asnjë reagim, krejt të akullt.
Trump në vitin 2019 përdori shpalljen e një emergjence kombëtare për të financuar ndërtimin e murit kufitar. Këtë herë ai dëshiron të shkojë më tej dhe të vendosë mjete ushtarake në kufi.
“Jeta ime u shpëtua për një arsye. Zoti më shpëtoi për ta bërë Amerikën përsëri të madhe”, tha Trump, duke iu referuar atentatit që ndodhi në një tubim politik në Pensilvani, verën e kaluar.
“Me besim dhe optimizëm, ne qëndrojmë në fillimin e një epoke të re emocionuese të suksesit kombëtar”, shtoi ai, duke shtuar se “një valë ndryshimi po përfshin vendin”.
“Rrezet e diellit po derdhen në të gjithë botën dhe Amerika ka një shans për ta shfrytëzuar këtë mundësi si kurrë më parë”, tha Trump.
Presidenti i 45-të dhe (tani zyrtarisht) i 47-të i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e filloi fjalimin e tij të parë në një moment të jashtëzakonshëm: ai është presidenti i parë që u mund dhe më pas u rizgjodh që nga Grover Cleveland, i cili hyri në mandatin e tij të dytë në vitin 1983.
“Epoka e artë e Amerikës fillon pikërisht tani. Nga kjo ditë e tutje, vendi ynë do të lulëzojë dhe do të bëhet sërish i respektuar në mbarë botën. Çdo popull do të na ketë zili dhe ne nuk do të lejojmë që të shfrytëzohemi më. Gjatë çdo dite të administratës Trump, unë do ta vendos Amerikën në vend të parë”, tha Trump në fjalimin e tij inaugurues.
“Prioriteti ynë i parë do të jetë krijimi i një kombi krenar, të begatë dhe të lirë. Amerika së shpejti do të jetë më e madhe, më e fortë dhe shumë më e jashtëzakonshme se kurrë më parë”, shtoi ai.
Ai deklaroi gjithashtu se do t’i japë fund instrumentalizimit të Ministrisë së Drejtësisë. “Peshorja e drejtësisë do të ribalancohet. Instrumentalizimi vicioz, i dhunshëm dhe i padrejtë i Departamentit të Drejtësisë dhe qeverisë do të përfundojë”, tha Trump.
***
Të ftuar në inaugurim ishin Elon Musk, CEO i Amazon Jeff Bezos, CEO i Meta Mark Zuckerberg dhe CEO i Apple Tim Cook. Ishin të ftuar CEO i TikTok, Suu Kyi dhe CEO i Google, Sundar Pichai.
Barack Obama, George Bush dhe Bill Clinton ishin të pranishëm, siç ishin në inaugurimin e parë të Donald Trump 8 vite më parë. Joe Biden dhe Kamala Harris morën pjesë në inaugurim gjithashtu. Presidenti argjentinas Javier Milley, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe zëvendëspresidenti kinez Han Zheng ishin të pranishëm.
Ylli i Country, Carrie Underwood dhe këngëtari i operës Christopher Macchio performuan në inaugurimin e Trump, si dhe kompozitori Lee Greenwood, koret nga Universiteti i Nebraskës dhe Banda e Korpusit Detar të Shteteve të Bashkuara.
Menjëherë pas ceremonisë, Trump firmosi Urdhërat e parë presidencialë dhe më pas kaloi një drekë me shumë të pranishëm, pas një fjalimi, thuajse pa korrtezi të tepruara, me të tijtë, për katër vitet që pasojnë.