Koha për një epokë të re në marrëdhëniet SHBA-Rusi.
Paqja në Ukrainë dhe kontrolli bërthamor në tryezë.
Presidenti rus Vladimir Putin nuk humbi kohë për të uruar presidentin e ri të SHBA-së, Donald Trump, para se ai të bënte betimin në Uashington.
Në një mesazh të qartë për Uashingtonin, Putin theksoi synimin e tij për të bashkëpunuar me administratën e re amerikane për çështje kyçe, si kriza në Ukrainë dhe kontrolli i armëve bërthamore.
Udhëheqësi rus, gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit rus, deklaroi vendosmërinë e tij për të kërkuar një paqe afatgjatë në Ukrainë, duke hedhur poshtë gjysmëmasat e një armëpushimi të shkurtër.
Duke forcuar bashkëpunimin mes dy superfuqive, Putin duket se po i hap rrugën negociatave të reja, duke sinjalizuar një epokë të re në marrëdhëniet ruso-amerikane.
Kjo është një lëvizje që pritet të ngjallë reagime të ndryshme në Perëndim, ndërsa shumë pyesin nëse Trump do t’i përgjigjet kësaj ftese për dialog. Vazhdimi parashikohet të jetë interesant, pasi balancat gjeopolitike varen nga një fije të perit, tani më.