Zvicër: 3 Vite Burg Nëse Temperatura e Kaloriferit do të Jetë mbi 19°C!

“Kush e çon temperaturën e kaloriferëve mbi 19°C, “digjet””!

Qytetarët e vendeve europiane jetojnë në situata distopike që dikur i shihnim vetëm në filmat e viteve 70 dhe siç po duket, konsumi i energjisë do të klasifikohet si “vepër penale”.

Qytetarët në Zvicër që thyejnë rregullat e reja të ngrohjes në vend, që në banesat e tyre do të vendosin kaloriferët / sistemin ngrohës mbi 19°C në muajt e ftohtë, do të përballen me 3 vite burg!

Domethënë, nëse në shekullin e 19të njerëzit burgoseshin, sepse vidhnin ushqim për t’u ngopur, në shekullin e 21të do të burgosen ata që ndezin ngrohjen për të ngrohur kockat!

Sipas rregullave të reja, ndërtesat që përdorin sistemet e ngrohjes me gaz janë të kufizuara në 19°C, uji i nxehtë mund të ngrohet vetëm deri në 60°C dhe ngrohësit me energji elektrike janë plotësisht të ndaluar.

Gjithashtu, do të ndalohet ngrohja në sauna dhe në pishina.

Në varësi të ashpërsisë së shkeljes dhe gjendjes financiare të individit, gjobat do të variojnë nga 30 CHF deri në 3000 CHF (franga zvicerane), ndërsa mund të dënohen edhe me burg deri në tre vjet, nëse përsëritin shkeljen.

Siç dhe deklaron publikimi zyrtar zvicerian: “Kushdo që shkel udhëzimet dënohet me burgim ose gjobë. Parashikohet gjobë deri në 180 këste ditore”.

Ndërmarrjet komunale dhe bizneset e mëdha do të përballen me penalitete edhe më të ashpra në rast të shkeljes së rregullave, në lidhje me faturën e energjisë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Europa Duhet ta Zhgënjejë Amerikën, të Braktisë Luftën dhe të Shpëtojë Veten!

Next Story

Ndërroi Jetë Mbretëresha e Britanisë së Madhe

Latest from Info