Në SHBA Kanë Nisur Arrestimet Masive të Emigrantëve të Paligjshëm

/

Policia e armatosur i prangos.

Të huajt thërrisnin slogane në favor të Obama-Biden.

Zyrtarët e Emigracionit dhe Kontrollit të Doganave (ICE) njoftuan të mërkurën se agjencia arrestoi rreth 500 emigrantë të paligjshëm në mbarë vendin gjatë orëve të para të mandatit të Presidentit Donald Trump.

Agjencia raportoi më shumë se 460 arrestime në një periudhë 33-orëshe, që zgjati nga e marta deri të mërkurën.

Të arrestuarit kishin histori kriminale që përfshinin sulme seksuale, grabitje, trafiqe të drogës dhe armëve, dhunë në familje, midis veprave të tjera, sipas ICE.

Për më tepër, agjencia raportoi se ka lëshuar mbi 420 kërkesa për ndalim, të cilat kërkojnë nga burgjet lokale të vazhdojnë të mbajnë individë përtej datës së lirimit të tyre, ndërsa agjencia përpunon proçedurat e tyre të dëbimit.

Kërkesat për ndalim përfshinin njerëz që vinin nga Ekuadori, El Salvadori, Meksika, Guatemala, Hondurasi dhe Venezuela, tha agjencia.

Të arrestuarit gjatë transferimit të tyre brohorisnin parulla kundër Trump dhe në favor të Biden-Obama.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

SHBA Ka Ndaluar Transferimin e Armëve në Ukrainë me Urdhër të Trump!

Next Story

Trump i Drejtohet BE-së & Mesazhi për Takimin Davos: "Ose do ta Zhvendosni Prodhimin në SHBA ose do të Vendosen Tarifa"!

Latest from Info