Punonjësit e Pentagonit të përfshirë në dërgesat e armëve në Ukrainë po shkarkohen ose pezullohen!
SHBA ka pezulluar dërgesat e armëve, municioneve dhe pajisjeve në Ukrainë me urdhër të presidentit amerikan Donald Trump!
Konkretisht, të gjitha kërkesat për tranzit të “mallrave” të destinuara për në Ukrainë nëpërmjet Rzeszow, Konstanzia dhe Varna u tërhoqën dhe të gjitha dërgesat e armëve dhe pajisjeve ushtarake në bazat e NATO-s në Europë për Ukrainën, u ndaluan.
Sipas vlerësimeve fillestare, bëhet fjalë për mijëra tonë armë dhe pajisje ushtarake që ishin miratuar për dorëzim në Kiev nga administrata Biden.
Në të njëjtën kohë, të gjithë punonjësit e Pentagonit të përfshirë në furnizimin me armë në Kiev po pushohen ose pezullohen dhe një auditim në shkallë të gjerë po fillon për keqpërdorimin e fondeve të akorduara, për ndihmën për Ukrainën!
Ky është një zhvillim veçanërisht negativ për Kievin dhe i jep Rusisë mundësinë për “të pastruar” shumë shpejt frontet në Ukrainën lindore.