Kremlini thotë se është gati për takimin Putin-Trump.
“Mendoj se mund të bëjmë diçka të rëndësishme”, tha sot presidenti amerikan Donald Trump, duke njoftuar bisedën që do të ketë me presidentin rus Vladimir Putin.
Trump nuk dha sqarime të mëtejshme, duke u thënë gazetarëve në Zyrën Ovale vetëm se “Uashingtoni po zhvillon diskutime serioze me Moskën”.
Vihet re se zëdhënësi i presidentit rus Dmitri Peskov ka deklaruar pak më herët se Kremlini mbetet gati për një takim Putin-Trump dhe se “e njëjta dëshirë, siç kemi dëgjuar, ekziston edhe nga pala amerikane”.
Moska, Kievi dhe aleatët e tyre janë në pritje të qëndrimit që do të marrë presidenti amerikan për konfliktin ukrainas, të cilit ai vazhdimisht ka deklaruar se dëshiron t’i japë fund.