Mbreti Çarls Hap për Herë të Parë Kështjellën Balmoral për Vizitorët – Biletat do të Jenë për… Portofole “të Majme”!

/

Në Kështjellë lejohen për herë të parë vizitat që nga ndërtimi i saj në vitin 1855 dhe do të përfundojnë përpara festave të familjes mbretërore.

Kështjella Balmoral, ku mbretëresha e Britanisë Elizabet dha frymën e saj të fundit, hapet për publikun nga Mbreti Çarls për herë të parë.

Ishte rezidenca e preferuar e monarkut, siç shkruan gazeta britanike “The Guardian”, duke shtuar se kostoja e biletave do të jetë e madhe, duke arritur në 150 paund (175 euro) bileta për një person.

E ndërtuar në zemër të malësive skoceze, ishte streha e nënës së mbretit Çarls, e cila shijonte shumicën e stinës së verës atje.

Udhëtimet me guidë në brendësi të kështjellës, të cilat do t’i japin një shije ndërtesës së përdorur nga familja mbretërore, tani do të jenë të disponueshme midis 1 korrikut dhe 4 gushtit 2024.

Çdo grup do të përbëhet nga 10 persona, siç thuhet në publikimin përkatës.

Biletat për një vizitë të vetme do të kushtojnë 100 £ ose 150 £ me çaj pasdite (116 € ose 175 €).

Turnetë do të përfundojnë përpara se çifti mbretëror Çarls dhe Kamila, të shkojnë në Kështjellën Balmoral për pushimet e tyre verore, thekson gazeta.

Në faqen e internetit të kështjellës thuhet se turnetë janë të parat që kur u ndërtua në 1855. Turnetë e mëparshme, të cilat do të vazhdojnë, janë të fokusuara kryesiht në terrenet dhe kopshtet, me akses të kufizuar në kështjellë, vetëm në sallën e vallëzimit.

Elizabet, monarkja më jetëgjatë e Mbretërisë së Bashkuar, vdiq paqësisht në Balmoral më 8 shtator 2022, në moshën 96-vjeçare, pas 70 vitesh mbretërimi.

Previous Story

"Crash" i Sigurtë Financiar

Next Story

Maria Zakharova për NATO-n

Latest from Info