Nga 25 janari 2025 deri më 4 shkurt 2025, zona e Santorinit – Amorgos regjistroen më shumë se 6,400 tërmete, sipas njoftimit që dha Komisioni Ndërshkencor i Menaxhimit të Rreziqeve & Krizave të EKPA.
Deklarata:
Gjatë periudhës kohore nga 2 shkurti dhe deri në orët e para të datës 5 shkurt 2025, sizmicitet i zonës Santorini – Amorgos u shtua edhe me shumë. Analiza e të dhënave sizmiologjike deri më 3 shkurt, e cila u mat me përdorimin e aparaturave ambulante, shënoi një shumatore me mbi 1,300 tërmete më 2 shkurt dhe me mbi 1,400 tërmete në datën 3 shkurt, duke tejkaluar në total 6,400 tërmete nga data 26 janar deri më 3 shkurt, nga të cilët 4,800 kishin fuqi goditëse Μ³1.0 dhe mbi 800 kishin fuqi mbi Μ³2.5.
Numri i tërmeteve të fuqisë Μ³2.5 shtohen ditëpasdite, me gradë shumatoreje 0, 1, 2, 6, 9, 25, 45, 340, dhe 437 tërmete nga 26 janari deri më 3 shkurt. Më 2 shkurt u shfaqën 5 tërmete me fuqi Μ³4.5, më 3 shkurt 7 tërmete dhe më 4 shkurt 9 tërmete. Tërmeti më i madh ishte 4.6 më 2 shkurt, ndërsa më 3 dhe 4 shkurt u regjistruan tërmete me fuqi 4.9-5.0 dhe katër të tjerë të fuqisë 4.8. Gjatë orëve të para të 5 shkurtit, aktiviteti sizmik vazhdon afër Anydros. Janë regjistruar mbi 30 tërmete me fuqi mbi 4.4.
Ndarja e epiqendrave sizmike më 2 shkurt filloi e koncentruar përafërsisht në mes të distancës Santorini – Amorgos, dhe në vazhdim u shpërngul në veri-lindje drejt Aydros. Më 3 shkurt siszmiciteti mbetet i përqëndruar kryesisht në jug-perëndim të Anydros, ndërsa disa tërmete të vegjël u regjistruan në perëndim dhe veri të Anydros, në një distancë më të vogël se 10km nga Anydros. Bazuar në të dhënat të analizave të përditshme lëvizjeve sizmike të Laboratorit të Sizmiologjisë të EKPA, më 4 shkurt u përqëndrua kryesisht në zonën perëndimore të Anydros, por u shtri më pas edhe më në lindje. Gjatë periudhës 1 shkurt deri më 4 shkurt, zona e aktivizuar sizmike duket se po lëviz në veri-lindje me shpejtësi ~4-5 klm/ditë në drejtim ~V40°L. Nga analiza duket se gjatë periudhave të ndryshme të aktivitetit tektonik, spostimi i epiqendrës e rrit shpejtësinë duke zvogëluar kështu distancën nga ishulli.
Aktiviteti sizmik i deritanishëm në zonën Santorini – Amorgos ka një propabilitet që sjell karakteristikat e një mizërie sizmike, teksa nuk dallohet ndonjë tërmet më i madh se pararendësit, i cili do të mund të cilësohej si tërmeti kryesor. Gjithashtu, ritmi i sizmicitetit rritet gradualisht, ndërsa aktiviteti post-sizmik ka ritme më të ulta, me fuqi goditëse mesatare më të vogël se ~0.5 krahasuar me tërmetin më të madh pararendës. Edhe pse ndoshta bëhet fjalë për një mizëri sizmike me tërmete relativisht të fuqishëm për terrenin helen, e mundshme është që aktiviteti të vazhdojë kështu, me tërmete gradualisht më të butë dhe me numër më të vogël, si në rastin e mizërisë sizmike të dikurshme në Thiva.
Ndërkaq, një e dhënë apo mundësi e dytë është që kjo mizëri sizmike të sjellë një tërmet të fuqishëm nga çarja tektonike në terrenin e Santorinit dhe më pas do të ketë goditje të vogla post-sizmike në kushte normaliteti. Në një rast të tillë, mizëria sizmike që i ka paraprirë tërmetit kryesor do të cilësohet si periudha e tërmeteve paraprake. Edhe pse shpërthimi sizmik i zgjatur në kohë ndodh në aksin e vullkanit aktiv të Egjeut të Jugut, nuk duket të ketë aktivizuar në mënyrë direkte qendrat vullkanike, në zonën e detit të Anydros. Mizëritë sizmike dhe veçanërisht ato që gjenden brenda apo përqark mjedisit vullkanik, shpesh shkaktohet nga infiltrimi i magmës në indin e këputur nënujor, që lehtësojnë çarjen e dhomave vullkanike, të alternuara me shpërngulje të tendencave çarëse, që shkaktohen nga lëkundjet tektonike.
Pritet që numri i goditjeve të buta të ulet dhe pasiguria e verifikimit të nënqendrave goditëse të ulet gjatë ditëve në vijim, teksa të gjitha institucionet e Rrjetit Kombëtar të Rregjistrimeve Sizmike po punojnë për dendësimin e rrjetit të stacioneve lokale me aparatura ambulante matëse dhe vëzhguese. Vlen të shënohet se vëzhgimi nga afët i aktivitetit sizmik në rritje, anëtarë të dy Laboratorëve të Sizmiologjisë dhe Gjeofizikës të Sektorit edhe të Gjeotermikës, përkrah edhe Komisionit Ndërshkencor të Menaxhimit të rreziqeve dhe Krizave të EKPA, do të jenë në Ios dhe në Santorini për instalimin dhe mirëmbajtjen e sizmografëve, si dhe për të bërë regjistrimet dhe matjet e ndryshimeve të terrenit nënujor.