Deri dje kryeministri grek dhe ministri i Ndryshimeve Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, deklaronin “optimistë”.
Ministria e Ndryshimeve Klimatike dhe Mbrojtjes Civile njoftoi shpalljen e Bashkisë Thira në gjendje emergjence civile, ndërsa Mitsotakis dhe Kikilias shkojnë me urgjencë në ishullin e Santorinit.
Të dy nxitojnë nesër të informohen nga kompetentët lidhur me aktivitetin sizmik që ka “shkundur” ishullin, ndërkohë që duhet të kujtojmë që deri dje shpreheshin “optimistë” për situatën.
Ministria konkludoi në këtë vendim për shkak të lëkundjeve të njëpasnjëshme sizmike që po regjistrohen në zonën Santorini – Amorgos.
Vendimi shkruan se u vendos të shpallet emergjenca civile në ishull, në Bashkinë Thira, për përballimin e emergjencave dhe pasojave të aktivitetit sizmik.
Në të njëjtin vendim thuhet se, njoftimi hyn në fuqi nga data 1 shkurt dhe do të zgjasë për një muaj, deri më 3 mars.
