Siç shihet në videon më poshtë, Roussas tha se të gjitha këto që them “janë të shkruara”!
Në vitin 1995, këngëtari dhe muzikanti i famshëm grek Demis Roussos dha një intervistë për gazetarin e njohur Nikos Hatzinikolaou dhe bëri një parashikim rrëqethës për vitin 2025, vitin në të cilin jetojmë.
Demis Roussos ndërroi jetë në vitin 2015 dhe kishte përmendur fenomenin “Armageddon” dhe sesi do të godiste botën në vitin 2025.
Siç shihet në videon e mëposhtme, ai tha:
“Jetojmë në një kohë mjaft të diskutueshme dhe mjaft të rrezikshme, sepse ndërsa ecim përpara në kohë, jemi duke shkuar drejt “Armageddonit”, të jemi të sigurtë për këtë. Armageddoni do të vijë në vitin 2025 dhe ne e vlerësojmë diku atje, në atë kohë të ndodhë”, tha specifikisht.
Por kur thotë “ne”, çfarë nënkuton Demis Roussos teksa përdor përemrin vetor “ne”? Cilët janë këta “ne”?
Le të nënkuptohet që janë ata që kanë aftësi parashikuese për ato që do të ndodhin më tej në thellësi të kohëve.
Intervista si më poshtë: