Përpara se të mbyllej, USAID dërgoi fondet për kauza të lidhura me Sorosin.
Organizatat me lidhje të ngushta me Fondacionet e Shoqërisë së Hapur të George Soros morën qindra miliona dollarë, para nga taksapaguesit, në vitet e fundit.
Të dhënat e qeverisë tregojnë se Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim i mbështetur nga Fondacionet e Shoqërisë së Hapur, ka marrë më shumë se 260 milionë dollarë grante nga USAID për një shumëllojshmëri projektesh në mbarë botën.
InfoWars raporton: Instituti u vu nën një vëzhgim intensiv gjatë administratës së Obamës dhe më pas përsëri gjatë mandatit të parë të Trump, kur senatorët i shkruan Sekretarit të Shtetit Rex Tillerson, duke pretenduar se Instituti po ndërhynte në politikën shqiptare në një mënyrë që “t’i jepte kryeministrit dhe qeverisë së majtë, kontroll të plotë mbi gjyqësorin”.
Një numër organizatash të tjera të mbështetura nga Soros morën fonde nga USAID, duke përfshirë Qendrën e Veprimit Kundër Korrupsionit në Ukrainë dhe Transparency International. Qendra e Veprimit Kundër Korrupsionit duket se ka qenë e përfshirë në grushtin e shtetit në Maidan të vitit 2014 që rrëzoi presidentin ukrainas Viktor Janukoviç dhe përshpejtoi pushtimin e parë rus të vendit.
Fondacionet e Shoqërisë së Hapur Soros kanë qenë përgjegjëse për shpërndarjen e qindra miliona dollarëve për kauzat e krahut të majtë në SHBA, duke përfshirë fondet zgjedhore të avokatëve radikalë të qarkut si Alvin Bragg dhe Fani Willis, të cilët të dy ndoqën penalisht Donald Trump gjatë presidencës së Joe Biden.
Soros ka shpenzuar mbi 40 milionë dollarë vetëm për financimin e drejtpërdrejtë të fushatës për prokurorët radikalë në dekadën e fundit. Është llogaritur se 40% e të gjitha vrasjeve në SHBA ndodhin në rrethe të përfaqësuara nga prokurorët e Soros.
Soros kontribuoi gjithashtu 60 milionë dollarë në fushatën e rizgjedhjes së Presidentit Biden.
Kur u kërkua për koment nga “Just the News”, Fondacionet e Shoqërisë së Hapur nuk iu përgjigjën thirrjes për intervistë, apo pyetje.
Shtëpia e Bardhë po planifikon të shkurtojë 97% të stafit të USAID-it.
Të martën, administrata përfundoi të gjithë punën e USAID-it dhe i vendosi të gjithë punonjësit në pezullim, me mijëra punëtorë jashtë Amerikës, që do të tërhiqen brenda 30 ditëve.
Sipas Reuters, Sekretari i Shtetit Marco Rubio tha se administrata Trump po identifikonte programe kritike që do të përjashtohen nga shkurtimet e mëdha.
Më shumë se dy të tretat e punonjësve të USAID-it janë të vendosur jashtë Shteteve të Bashkuara. Që nga viti 2023, organizata “ndihma” menaxhoi më shumë se 40 miliardë dollarë në projekte.
Ndërkohë që në fundjavë disa kanë organizuar protesta kundër shkurtimeve në USAID, të udhëhequra nga politikanë të lartë të majtë.
Frika e të majtës amerikane është tashmë shumë e madhe, pasi shumë njerëz kanë filluar të dëshmojnë për atë që realisht ndodhte dhe janë duke thënë të vërteta tronditëse, kryesisht për fondet në miliona dollarë që i kalonin Fondacionit të George Soros, nga USAID. Dhe si për çudi, kur diskutohet për Soros, në Amerikë tani më iu vjen menjëherë nëpër mend Ukraina dhe Shqipëria, kryesisht.
Dje në shumë llogari rrjetesh sociale në Amerikë, qarkullonte deklarata e kryeministrit shqiptar Rama, për kandidatin për president Donald Trump (viti 2015, CNN).
A mundet të qëndrojë më vallë në pushtet qeveria e majtë e Shqipërisë dhe kryeministri i saj?
Po me sistemin e drejtësisë në Shqipëri çfarë do të ndodhë? Një sistem i gatuar dhe instaluar nga vetë Soros dhe kryeministri me veglat e tij?
E kemi parë Amerikën, që në të shkuarën, me situata të tilla të ngjashme në vende të tjera, të ketë dhënë zgjidhje radikale, të përkohshme, për të çinstaluar regjime, apo sisteme të korruptuara dhe për të vendusur bazat e shtetit të lira demokratik, me parim votën, ligjin dhe ekonominë e tregut të lirë.