Testi PCR konsiderohet ligjërisht jo i besueshëm për diagnozën e Covid në Portugali: Vendimi historik zbulon 97% përqindje false pozitive, ndërkohë që mediat kryesore heshtin.
Vendimi ligjor historik i gjen testet Covid të papërshtatshme për qëllimin që kanë.
Katër pushues gjermanë që u karantinuan ilegalisht në Portugali pasi njëri prej tyre rezultoi pozitiv me Covid-19, kanë fituar çështjen e tyre, me një vendim që dënon testin PCR të përdorur gjerësisht si deri në 97% jo të besueshëm.
Në fillim të këtij muaji, gjyqtarët portugezë mbështetën një vendim të gjykatës më të ulët që vendosi të paligjshëm karantinimin e detyruar të katër pushuesve. Rasti u fokusua në besueshmërinë (ose mungesën e saj) të testeve PCR të Covid-19.
Vendimi i dhënë më 11 nëntor 2024, pasoi një apel kundër një peticioni “habeas corpus” të paraqitur nga katër gjermanë kundër Autoritetit Shëndetësor Rajonal të Azores. Organi në fjalë kishte apeluar një vendim të gjykatës më të ulët që kishte vendosur në favor të turistëve, të cilët pretendonin se ishin kjarantinuar në mënyrë të paligjshme në një hotel, pa pëlqimin e tyre. Turistët u urdhëruan të qëndronin në hotel gjatë verës, pasi njëri prej tyre rezultoi pozitiv me koronavirus në një test PCR, tre të tjerët u klasifikuan si kontakte të ngushta dhe për këtë arsye u detyruan gjithashtu të kalonin në karantinë.
E pabesueshme, me probabilitet të lartë të rezultateve false pozitive.
Gjyqtarët thanë gjithashtu se vetëm një mjek mund të “diagnostikojë” dikë me një sëmundje dhe kritikuan faktin që ata mesa duket nuk janë diagnostikuar dhe konstatuar si të sëmurë kurrë nga një mjek.
Ata ishin gjithashtu të ashpër për besueshmërinë e testit PCR, testi më i përdorur për Covid.
Përfundimi i vendimit të tyre prej 34 faqesh përfshinte sa vijon: “Duke marrë parasysh provat aktuale shkencore, ky test dëshmon se nuk është në gjendje të përcaktojë përtej një dyshimi të arsyeshëm se pozitiviteti në fjalë korrespondon, në fakt, me një individ të infektuar me virusin SARS-CoV-2”.
Në sytë e kësaj gjykate, pra, një test pozitiv nuk korrespondon me një rast Covid. Dy arsyet më të rëndësishme për këtë, thanë gjyqtarët, janë se, “besueshmëria e testit varet nga numri i cikleve të përdorura” dhe se “besueshmëria e testit varet nga ngarkesa aktuale virale”. Me fjalë të tjera, ka thjesht shumë të panjohura rreth testit PCR.
Keni dalë pozitiv në test? Mund të ketë vetëm 3% mundësi që të jetë i saktë.
Kjo nuk është pyetja e parë e besueshmërisë së testeve PCR. Shumë njerëz do ta dinë se rezultatet e tyre kanë të bëjnë shumë me numrin e testeve të kryera, ose me “pragun e ciklit”. Ky numër në shumicën e laboratorëve amerikanë dhe europianë është 35-40 cikle, por ekspertët kanë argumentuar se edhe 35 cikle janë shumë dhe se një protokoll më i arsyeshëm do të kërkonte 25-30 cikle. (Çdo cikël rrit në mënyrë eksponenciale sasinë e ADN-së virale në mostër.)
Në fillim të këtij viti, të dhënat nga tre shtete amerikane, New Yorku, Nevada dhe Masaçusets, treguan se, kur merret parasysh sasia e virusit të gjetur tek një person, deri në 90% e njerëzve që rezultuan pozitivë në të vërtetë mund të jenë negativë, pasi ata mund të kenë mbajtur vetëm sasi të vogla të virusit.
Gjykatësit portugezë cituan një studim të kryer nga “disa prej ekspertëve kryesorë europianë dhe botërorë”, i cili u botua nga Oxford Academic në fund të shtatorit. Ai tregoi se nëse dikush rezulton pozitiv për Covid në një prag cikli prej 35 ose më të lartë, shanset që ai person të jetë i infektuar në të vërtetë janë më pak se 3% dhe se “probabiliteti… për të marrë një rezultat fals pozitiv është 97% ose më i lartë”.
Ndërsa gjyqtarët në këtë çështje pranuan se pragu i ciklit i përdorur në laboratorët portugezë ishte i panjohur, ata e panë atë si provë të mëtejshme se ndalimi i turistëve ishte i paligjshëm. Përfundimi ishte se rezultatet nuk mund të ishin të besueshme. Dy gjyqtarët, deklaruan se “nuk kishte asnjë mënyrë që kjo gjykatë të përcaktonte ndonjëherë” nëse turisti që rezultoi pozitiv ishte në të vërtetë bartës i virusit apo nëse të tjerët ishin ekspozuar ndaj tij.