Mushkonja dhe Demi!
Një mushkonjë qëndroi mbi birin e një demi. Qëndroi për një kohë të gjatë dhe kur vendosi të largohej, mendoi ta pyeste demin duke i thënë, nëse do të dëshironte që të largohej dhe t’i hapte vendin.
Atëherë demi iu përgjigj: “As nuk e kisha idenë që kishe ardhur, por edhe kur të ishe larguar nuk kisha për ta kuptuar”.
***
Populli që për hajdutin e ka në majë të gjuhës shprehjen: “i lumtë, është i zgjuar dhe vjedh, po të kesh këllqe bëje edhe ti”, sot vendosi t’i ngjitet demit në brirë, për t’i rënduar dhe për t’i shkaktuar demit “tërmet”.
Në vend të ishin duke protestuar në dyert e Bashkisë, u gjendën në oborret e drejtësisë.
Me hir a me pahir, me detyrim a me vullnet, kushdo që ishte sot atje nuk ka ndryshim nga hajduti brenda dyerve të gjykimit.