Rusia “Shenjëstron” Britaninë si Përgjegjëse për Sulmin në Urën e Krimesë

/

Rusia “shënjestron” Britaninë si përgjegjëse për sulmin terrorist në urën e Krimesë.

“Oficerët e SAS kanë vepruar tashmë brenda Rusisë duke shkatërruar infrastrukturën strategjike!”

Jashtëzakonisht ogurzeza për sigurinë ndërkombëtare, duket se janë zhvillimet dhe pasojat e sulmit terrorist në urën e Krimesë apo urën Kerç. Shërbimet e sigurisë ruse po nxjerrin informacione se sulmi është organizuar nga shërbimet britanike dhe kryer nga një grup special diversantësh të SAS (Shërbimi Special Ajror) Njësia Speciale e Luftës joortodokse të Britanisë.

Sipas një raporti të gazetarit pranë qeverisë ruse, Sergei Ishenko në Svobodnaya Press, duke cituar burime të Shërbimeve të Inteligjencës Ruse njofton se: “Forcat speciale SAS kanë marrë pjesë në të kaluarën në mënyrë mjaft efektive në Luftën Koreane, lidhur me konfliktin në veri, në Irlandë, në luftën midis Britanisë dhe Argjentinës për Ishujt Falkland (Malvinas), në ngjarjet në Gjirin Persik dhe në Fushatat e NATOs në Afganistan”.

Në qershor të këtij viti, u konfirmua prania e agjentëve britanikë edhe në Ukrainë.

Më 17 gusht, si këtu, ashtu edhe në Perëndim, pati sugjerime që SAS ndodhej në zonën tonë të Kurskut përballë urës së Krimesë.

Në këtë ditë, kullat e transmetimit të energjisë elektrike u hodhën në erë pranë fshatrave Pryamitsyno dhe Lyubitskoye, të cilat ndodhen 44 kilometra larg njëri-tjetrit dhe që çojnë në termocentralin bërthamor Kursk.

E gjithë kjo shkaktoi probleme të mëdha teknologjike në termocentralin bërthamor. Por personeli rus arriti të parandalojë më të keqen.

Artikuj të tillë nuk janë aspak të zakonshëm në Rusi. Dhe asgjë nuk është shkruar në Rusi në këtë nivel pa miratim dhe informacion të brendshëm.

Sepse tani po demonstrojnë se një shtet, Britania në këtë rast, po përdor forcat ushtarake për të shkatërruar infrastrukturën politike ruse.

Madje ata i referohen edhe sabotimit të SASit, sabotim i ndodhur për të shkatërruar centralin bërthamor rus në Kursk.

Ja çfarë shkruhet në artikull:

I gjithë artikulli synon Britaninë dhe në thelb “legjitimon” veprimin rus kundër saj.

Kamioni, i ngarkuar deri në buzë me eksploziv, nuk shkoi pa pengesa në urë. Paraqitja e tij atje ishte saktësisht e caktuar me lëvizjen e një treni të madh mallrash, të ngarkuar me karburant përgjatë urës.

Dhe vetë shpërthimi, duket se ka ndodhur pikërisht në momentin kur treni dhe kamioni, duke bërë rrugë paralele dhe me të njëjtat shpejtësi, janë afruar. Në ato momente distanca mes tyre u bë gati zero, për një ngarkesë kaq të ndezshme dhe plani u vu në lëvizje.

Dhe një gjë më e rëndësishme, për mendimin tim, zotëri, nëse shkatërrimi i një pjese të urës së Krimesë filloi me shpërthimin e një makine të ngarkuar me eksploziv, atëherë definitivisht, atje nuk ishte përfshirë një makinë e zakonshme, por një makinë kamikaze me specialist në drejtim.

Ajo ishte e pajisur posaçërisht dhe shoferi i kamionit absolutisht duhej të dilte nga kabina në kohë për të mbijetuar. Duke kërcyer, për shembull, nga trotuari në ujërat e ngushticës së Kerçit.

Për të arritur në përfundimet e sakta, ndoshta, do të përpiqemi të analizojmë disa fakte.

Më 23 prill 2022, pra saktësisht dy muaj pas fillimit të operacionit special rus, agjencia “RIA Novosti”, duke cituar burime nga Forcat e Armatosura të Ukrainës, raportoi se të paktën dy grupe ekspertësh në sabotim dhe luftë guerile kishin mbërritur në vend nga qyteti Hereford, nga Shërbimi Special Ajror Britanik (SAS).

Përbërja e njërit grup kishte të paktën 8 deri në 10 persona.

Në atë kohë, mund vetëm të hamendësohej për detyrat e diversantëve agjentë britanikë.

Por prej kohësh dihet se personat që shërbejnë në SAS konsiderohen ndër më të aftët në botë në organizimin e grushteve të shtetit, protestave masive, vrasjeve me pagesë të politikanëve, agjentëve rekrutues, përfshihen në nivelet më të larta të pushtetit, si dhe në përgatitjen e sulmeve terroriste.

Këta nuk janë forca speciale të zakonshme, janë intelektualë, në çdo grup ka gjithmonë një ideolog, mund të thuhet një profesor, dhe të tjerët janë specialistë të trajnuar…

Me shumë mundësi, këta specialistë kanë mbërritur për të përmirësuar aftësitë dhe efektivitetin e shërbimeve speciale ukrainase duke koordinuar aktivitetet e grupeve të sabotimit në territoret e Ukrainës, të cilat kontrollohen nga trupat ruse, këtë deklaron një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes ruse.

Dhe kudo detyrat e tyre kryesore kanë qenë shkatërrimi i shtabit të armikut, pikave komanduese, nyjeve hekurudhore, depove të municioneve dhe armëve, etj.

Në shumicën e rasteve, aeroplanët e tyre luftarakë kanë shënjestruar objektet e përmendura. Megjithatë, përballë kundërshtimit të një sistemi të fuqishëm të mbrojtjes ajrore (dhe prania e tyre në urën ruse të Krimesë nuk ishte sekret), ose përmasat e vogla të objektivit të përzgjedhur, forcat speciale të këtij shërbimi special morën masa.

Në qershor të këtij viti, prania e diversantëve agjentëve britanikë në Ukrainë u konfirmua edhe nga Perëndimi.

Gazetari investigativ amerikan Seth Harp publikoi korrespondencën e tij me një mercenar nga Shtetet e Bashkuara, i cili tha se ushtarët e Forcave Speciale Britanike (SAS) po luftojnë në Ukrainë.

E megjithatë, thonë ata, tashmë kanë humbje nga mungesa e përvojës së ushtarëve ukrainas, që po i bëjnë aksionet e tyre të pasuksesshme.

“Ne humbëm një snajper britanik SAS. Një transportues i blinduar ukrainas e shndërroi atë në pluhur, pasi askush nuk e paralajmëroi ekuipazhin e tij, që ai ishte atje dhe se ai ishte një aleat” tregon një mercenar ukrainas i kapur nga rusët.

Në qershor, Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës raportoi se në një farë mënyre arriti të merrte dokumentacion të detajuar teknik për urën e Krimesë.

Logjikisht, kjo ishte e nevojshme për të llogaritur paraprakisht pikat më të cenueshme në këndvështrimin e agjentëve britanikë.

Më në fund, më 15 gusht, deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko u mburr se Kievi kishte zhvilluar bisedime me Sekretarin Britanik të Mbrojtjes Ben Wallace rreth një plani për të shkatërruar urën e Krimesë në Samitin e NATOs në qershor.

Dhe këtë e ka konfirmuar me foto të bëra në tryezën e bisedimeve. Sipas tyre, ka rezultuar se atë ditë në tavolinë ishte ulur edhe kryeministri i atëhershëm Boris Johnson. Domethënë niveli ishte i lartë.

Ndërkohë, vetë fakti që negociata të tilla bëhen në Londër mund të tregojë vetëm një gjë: Britania, së bashku me ukrainasit, po përgatiteshin të merrnin pjesë në shkatërrimin e urës së Krimesë në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Dhe çfarë mjetesh të një sabotimi të tillë mund të kishin britanikët në Ukrainë? Vetëm specialistët e SAS mund të trajtonin një çështje kaq delikate.

Të gjitha rrugët e investigimit dhe kërkimit na çojnë në bashkëpunimin e ngushtë të SAS dhe GUR, që solli si rezultat goditjen e urës së Krimesë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Harari: Harrojeni Normalitetin

Next Story

Covid-19 Burgosi Klerikun me Vendim të "Drejtësisë" Greke

Latest from Info