“E pamundur që Ukraina të rimarrë territoret e saj të humbura.”
Me Vladimir Putin do të takohemi ndoshta në Arabinë Saudite, theksoi Trump pas komunikimit në telefon me homologun e tij, presidentin rus.
Presidenti amerikan cilësoi telefonatën e tij me Putin, si një bisedë të mirë dhe tha se zgjati më shumë se një orë e gjysëm.
Paralelisht, në deklarata nga zyra ovale, Trump shtoi se nuk beson se do të jetë praktikisht i mundur anëtarësimi i Ukrainës në NATO, ndërkohë që cilësoi gjithashtu si të pamundur, që Ukraina të mund të rifitojë territoret e humbura.