Zbulohet Mashtrim Kolosal në Sistemin e Sigurimeve / Pensioneve: Pensionistë “të Gjallë” mbi 300 Vjeç!

/

“Ndoshta Twilight është i vërtetë dhe ka shumë vampirë që mbledhin sigurimet shoqërore.”

Kreu i Departamentit të Efiçencës së Qeverisë bëri zbulime të mëdha për korrupsionin e përhapur në shërbimet amerikane, duke zbuluar miliona amerikanë që janë “gjallë” nga 109 deri në 369 vjeç!

Elon Musk zbuloi në një postim në “X” statistikat e Administratës së Sigurimeve Shoqërore, duke ngritur pikëpyetje sesi është e mundur të ekzistojë një bazë e tillë e të dhënave, sidomos nëse merret parasysh që vetë SHBA-ja ka një jetëgjatësi prej 249 vitesh!

Konkretisht janë regjistruar dy persona të cilët janë mbi 240 vjeç!

Musk i quajti këto numra “ndoshta mashtrimi më i madh në histori”.

“Sipas bazës së të dhënave të Sigurimeve Shoqërore, këto janë numrat e njerëzve në çdo kuadër moshe, me fushën e vdekjes në tabelë, që shënon automatikisht “False”.”

“Ndoshta ‘Twilight’ është i vërtetë dhe ka shumë vampirë që mbledhin sigurimet shoqërore / pensione në Amerikë” tha ai, duke shtuar dy “fytyra” të qeshura.

Në fund të fundit, problemi i pensioneve “të vdekurve” nuk qënka vetëm shqiptar, por amerikan kryesisht, ndërkohë që është edhe çështje e mbrojtjes apo cënimit të proceseve zgjedhore.

Në shtetet e kontrolluara nga demokratët nuk ka kontroll dhe as identifikim se kush voton, dikush mund të hyjë në këpucët e dikujt tjetër që ëashtë dyqind vjeç për të votuar të majtët demokratët.

Emri i tij do të jetë i regjistruar në listat zgjedhore, kështu që nuk do të ketë asnjë problem të votojë edhe pse i vdekur. Por merr edhe pension? Kush e merr këtë pension?!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Keir Starmer: "Do të Dërgoj Trupa në Ukrainë, Nuk do të Pres SHBA-të"!

Next Story

Steve Bannon: "Zgjedhja e Donald Trump e Shpëtoi Greqinë nga Fatkeqësia"!

Latest from Info