“Liria” nga Rusia dhe zgjedhja e varësisë nga BE-ja, ka një çmim të lartë dhe të rëndë për vendet baltike.
Gjashtë ditë pasi u shkëputën nga rrjeti rus, vendet baltike (Estonia, Letonia dhe Lituania) vendosën një rekord të ri në çmimin e energjisë elektrike, i cili arriti në 269 euro për MWh!
Kjo është një rritje prej 333% në një javë nga 62 euro.
Six days after cutting themselves off from the Russian grid, the Baltics (Estonia, Latvia and Lithuania) set a new electricity price record yesterday: €269 per MWh—up 333% in a week (from €62). This time last year it was €85. ???????? pic.twitter.com/fAiOqG4xc7
— Brian McDonald (@27khv) February 16, 2025
Duhet theksuar se rrjetet e vendeve baltike ishin të integruara me ato të BE-së.
Çfarë do të thotë e gjithë kjo në shqipe të thjeshtë?
Energjia elektrike ruse është e lirë, sepse prodhohet me çmim të ulët nga gazi natyror i bollshëm rus, ndërsa energjia elektrike e BE-së është shumë e shtrenjtë, pasi kërkon një kosto të madhe për t’u prodhuar.
Çfarë mund të thuhet për zgjedhjet e qeverive europiane që, për të dëmtuar Rusinë siç duan të besojnë (është shumë e vështirë të gjynjëzosh një vend që është i vetëmjaftueshëm në çdo sektor), përfundojnë “të qëllojnë këmbët e tyre”.
Sigurisht, për të qenë të sinqertë, politikanët e këtyre vendeve kanë garantuar rroga “të majme” dhe bëjnë gjithmonë një jetese komode, ndaj mund të paguajnë lehtësisht rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Problemi është me qytetarët e thjeshtë që përpiqen të mbijetojnë me një pagë të ulët.
Problemin me çmimin e lartë të energjisë e vuan prej disa vitesh edhe Shqipëria, për shkak të keqmenaxhimit.
A mund të jenë këto politika të BE-së, politika pro europianëve? Kurrsesi!