Rusia Fitoi! Ukraina në Prag të Kapitullimit! – NATO Humbi por Kontribuoi për Shkatërrimin e ‘Nord Stream’, si dhe të Ekonomisë Gjermane & Europiane!

/

Është çështje ditësh që Lufta të marrë fund dhe Ukraina të shpallë kapitullimin, nëse nuk dërgohet ndihma tjetër humanitare që po i kërkohet Amerikës prej Zelenskit.

Presidenti Zelenski është shfaqur sot më shumë se i rrënuar, në pamundësi për t’i dhënë më zemër ushtarëve të fundit që i kanë ngelur në radhët e ushtrisë ukrainase. Në një fjalë të tijën, ditën e martë direkt dhe indirekt la të nënkuptohej se luftën e fitoi Rusia dhe Putin.

Këtë pak a shumë kishte deklaruar edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATOS para pak javë gjatë një vizite në Ballkanin Perëndimor, vizitë ku la të nënkuptohej se po e braktisin Zelenskin, se Ukraina e humbi luftën, por që gjithashtu nuk la pa shqetësuar edhe ballkanasit duke deklaruar se Rusia kërkon destabilitet edhe në Ballkan. Por harroi të deklaronte që luftën nuk e humbi Zelenski por NATO.

Apo mos ndoshta e ndanë Ukrainën? Ishte ky mendim që në fillimet e luftës, ndarja pra e Ukrainës, apo kjo u rezultoi si interes në beteja e sipër, në luftë e sipër, përpara gjigantit ushtarak RUSI?

Gjithçka e mundshme, megjithatë Fakti është një, Rusia fitoi luftën dhe Ukraina është në prag të kapitullimit.

Çdo gjë tashmë lidhet me humbjen dhe është thjesht dhe vetëm çështje kohe.

Ndërkohë që nuk dihet se cilat do të jenë marrëdhëniet e Shqipërisë me fituesin e luftës në Ukrainë? Respektivisht e njëjta pyetje bëhet për Greqinë, Maqedoninë e Veriut në Ballkan, etj.

Mesa kujtojmë shkoi gjithë ai grup ministrash me në krye kryeministrin Rama në Kiev, shqiptarët i dhanë ndihma Zelenskit dhe i bënë embargo Presidentit Putin, përkrah Ukrainës dhe kundër Rusisë, për dy vite.

Sa e sa shqiptarë, bashkë me qeverinë mendonin se NATO do e shuante Rusinë, brenda pak javësh.

Largpamësi zero! Ose pengje!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Pse BRICS Ra Dakord të Rivendosë 'Rregullin e Arit' & Çfarë do të Thotë për SHBAnë

Next Story

Deklaratë “Nukleare” nga Rusia: “Do të Vendosim me Referendum Aneksimin e të Gjithë Ukrainës”!

Latest from Info