Skandal Financiar me Arin & Thesarin në Angli – Bosh

/

Banka e Anglisë: Blerja e Arit gjendet në tronditje, depozitat e Arit ekzistonin vetëm në letra!

Ari ka shkuar në çmimin më të lartë historik.

Banka e Anglisë pamundësoi depozitimin e dumentacionit teknik të dorëzimit të arit të saj, duke iu drejtuar faktit alarmant se, depozitat e saj të arit ekzistojnë vetëm në letër.

Blerja e arit gjendet në tronditje teksa çmimi arriti në maja historike dhe ndërkohë investitorët blejnë ar me interesa rekord, mes të tjerash edhe nga thesaret e Anglisë. Prej këtu startoi edhe diskutimi, u zbulua skandali, pasi nuk ekziston ar, që mund të gjendet diku. Nuk ka ar!

Banka e Anglisë nxorri një deklaratë duke thënë se do të mund t’u dorëzonte klientëve të saj, ar, brenda 4 javë deri në 8 javë, diçka që është në kundërshtim me ligjin, që parashikon dorëzim të arit brenda 14 ditësh.

Analistët e financave janë të shokuar: shteti mbështeti nga ana e tij tezën se, mbante ar për të cilin ishin paguar pará, por tani po vërtetohet se thesaret janë bosh. Investitori Andrew Maguire iu drejtua edhe vetë Parlamentit Europian, duke vënë në dyshim qeverinë dhe duke ngritur pyetjen: pse qeveria injoron falimentimin e tregut të arit?

Vendnodhja e arit mbetet e panjohur. Në vend që të përdorin termin “parazgjedhje” apo “vendim paraprak”, media britanike ka adoptuar përdorimin e termit “mungesë” e arit në treg. ‘Business’ si zakonisht, Media e sistemit, reksa skandali është i përmasave të frikshme.

Çfarë po ndodh me Anglinë vallë?

Anglezët që kolonizuan botën, sot po vjedhin vetveten e tyre?

Ku ka shkuar ari, nëse është blerë? Dhe nëse nuk është blerë ar, ku kanë shkuar shumat monetare?

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Meloni “Frontale” me Macron-in: "Roma Nuk Ndjek Politikat e Dështuara të Parisit! Trump Ka të Drejtë!"

Next Story

Lavrov: "Po i Shmangemi Pragut të Purgatorit, Ku na Udhëhoqi Biden"!

Latest from Info