Lavrov: “Po i Shmangemi Pragut të Purgatorit, Ku na Udhëhoqi Biden”!

/

Lavror paraqiti Rusinë si fuqi udhëheqëse të “njerëzimit progresist”!

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, kaloi në “sulm” kundër Perëndimit “egoist”, siç e cilësoi, i cili nuk është në gjendje të pranojë ndryshimet në rendin global, që po shkon drejt një bote policentrike. 

Lavrov teksa e prezantoi Rusinë si fuqi udhëheqëse, shënoi: “Deklaratat e presidentit Trump për NATO-n, si arsyeja kryesore e përplasjes në Ukrainë, përbëjnë një mesazh për ne, se ai kupton më së miri pozicionin tonë. Supozoj se SHBA-të, siç u diskutua edhe dje, kanë për qëllim të shmangin çdo pengesë që gjendet në rrugën e nisur që premton shumë plane. Kemi filluar t’i shmangemi pragut të purgatorit ku gjendeshim dhe ku na udhëhoqi administrata Biden.

Do ju them edhe diçka që përbën çështje thelbësore në këtë fazë, në arenën ndërkombëtare dhe kjo është lëvizja drejt një bote policentrike apo shumëpolare në hartën botërore”, theksoi Lavrov, duke sjellë si shembull BRICS dhe shtoi se partnerët e Rusisë në Jugun global dhe në Lindje janë civilizime dhe besime unike, që bashkohen nga dëshira për zhvillim progresiv.

“Perëndimi dëshiron të ruajë dominancën e tij.”

Lavror gjykoi Perëndimin duke thënë: “Perëndimi i bashkuar edhe pse verbalisht bie dakord dhe pranon realitetin multipolar, në të vërtetë vazhdon të këmbëngulë për të ruajtur dominimin e saj. Perëndimi nuk mund të unifikohet dhe nuk është e predispozuar të mohojë zakonet egoiste, prej të cilave drejtohet gjatë pesë shekujve të fundit, teksa qeveriste botën”.

Lavrov iu referua edhe partneriteteve dhe aleancave me Bjellorusinë, Korenë e Veriut, Kinën dhe Iranin, si dhe me vende të Afrikës.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Skandal Financiar me Arin & Thesarin në Angli - Bosh

Next Story

Paralajmërimi i Fundit nga SHBA për Zelenskin: "Mos Guxo më të Flasësh Keq për Presidentin Trump"!

Latest from Info