Si funksionojnë Primaret në Amerikë!
Primaret dhe kauzat presidenciale janë dy mënyra me të cilat njerëzit ndihmojnë shtetet dhe partitë politike që të zgjedhin kandidatët.
Shumica e shteteve mbajnë zgjedhjet primare 6-9 muaj përpara zgjedhjeve presidenciale.
Votuesit zgjedhin kandidatin e tyre të preferuar në mënyrë anonime duke hedhur votë të fshehtë.
Shteti ku mbahen zgjedhjet paraprake merr parasysh rezultatet e votimit për t’i dhënë garës delegatët fitues.
Në varësi të rregullave të shtetit dhe partive politike, zgjedhjet primare mund të jenë “të hapura”, “të mbyllura” ose një hibrid i të dyjave.
Gjatë primareve të hapura, votuesit nuk duhet të regjistrohen në një parti politike për të marrë pjesë në zgjedhje, voton kushdo që dëshiron.
Gjatë primareve të mbyllura, vetëm votuesit e regjistruar në atë parti mund të marrin pjesë dhe të votojnë.
Primaret “gjysmë të hapura” dhe “gjysmë të mbyllura” janë variacione të dy llojeve kryesore.
Çdo shtet ka mënyrën e vet të funksionimit të zgjedhjeve primare.
Të gjithë zgjidhen nga primaret, askush nuk hyn dot në garën e madhe, pa marrë pjesë në to.
Në shumicën e rasteve, njerëzit e zgjedhur për të qenë delegatë janë anëtarë aktivë të partisë, liderë ose mbështetës të hershëm të një prej kandidatëve për president, apo figura publike të ideologjisë së asaj partie. (Sa më sipër marrë nga web page: https://www.usa.gov/primaries-caucuses)
***
Partia Demokratike e Shqipërisë (ajo e Rithemelimit) ka vendosur në statutin e saj procesin e primareve, bazuar ekskluzivisht te modeli amerikan dhe duke e huazuar atë motamó.
Por, me formën sesi po i zhvillon primaret më 1 mars 2025, PD është duke thyer statutin e saj.
Mbi të gjitha, PD po bën një krim endopartiak duke organizuar primare qesharake dhe të disa shpejtësive, që asgjësojnë barazinë në garë.
Këto janë Primare ku njerëzit vetëkandidohen.
Këto janë Primare ku deputeti, anëtari i kryesisë, kushdo me një post drejtues dhe anëtari i thjeshtë i vetëkandiduar, nuk kanë kurrsesi të njëjtat shanse garimi, për 1001 arsye, por kryesisht për shkak të kohës së munguar për fushatë brenda strukturave.
Por, këto primare, janë kryesisht fyese për ata që garojnë (por që e pranuan me vullnet dhe me pahir), si dhe përçmuese, thellësisht demoralizuese për ata që thirren të votojnë, për anëtarësinë pra, teksa i vihet përballë një listë me njerëz “fakirë” të vetëshpallur kandidatë, shumica nga ata që e mbajtën me thonj Rithemelimin, ndërkohë që disa, Sali Berisha i përjashton nga gara e të ashtuquajturave primare, i konsideron direkt si fitues me emërim. Dhe jo vetëm kaq, deklaron se do jenë të pozicionuar në listat e sigurta për deputetë në 12 Qarqe. Një pjesë nga këta “të sigurtët” deputetë, janë ata që “babin e Zenit” e kishin leqendisur ambasadave dhe në struktura ndërkombëtare, si vrasës dhe të korruptuar, si kriminel dhe njeri të rrezikshëm për demokracinë. Berisha bën deputetë pa garë, ata, që shkoi e vate, po të mos ishin demokratët e Rithemelimit, do e kishin shkrirë Berishën me gjithsej, nuk do i kishin lënë as nam e as nishan.
Politika nga dhe për hajdutët dhe maskarenjtë është kurvë, por për njerëz me pasion, vizion, atdhedashuri, thirrje dhe ideologji të djathtë, është mbi të gjitha moral dhe angazhim për të mirën publike.
Nuk mund dhe nuk duhet të ketë gjë më të moralshme se politika, nëse atë e bëjnë njerëz realisht nacionalistë, konservatorë, me eksperiencë dhe përvojë të gjatë profesionale dhe me kontribute në shoqëri.
***
Këto Primare janë primaret që po i mbyllin PD-së derën e Administratës së re amerikane dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim.
Këto Primare janë ndoshta një farsë, teksa Berisha e di që nuk ka zgjedhje, gjithsesi është më shumë se e shëmtuar, amorale dhe përçudnuese për çdo demokrat, që të luhet kështu, me organizime vallaha (maná për trahaná).
Sidoqoftë, këto primare janë fytyra e dytë, e shëmtuar, puniste dhe antidemokratike e Partisë Demokratike që u bë strehë e “vajit dhe uthullit” (demokratëve, pronarëve, të përndjekurve, dhe sigurimsave e komunistëve të prapë), prej fillimit të saj. Ka një jetë PD që tundet, trazohet dhe nakatoset, por nuk bëhet dot masë e njëtrajtshme vaji me uthullin, jo vetëm kaq, çdo vit që kalon, ka dhe më pak vaj “kandili”.
Këto që unë shkruaj publikisht, i thonë të gjithë privatisht, me zë të ulët, por me shumë mllef dhe urrejtje.
***
Partia Socialiste është një Organizatë Kriminale, kurse Partia Demokratike është një trup me gangrena që kërkojnë bisturi. Shqiptar kirurg politik, që ta bëjë këtë ndërhyrje nuk ka dhe kjo është dëshpëruese, por do e bëjnë ata që edhe e krijuan Shqipërinë një shekull e ca më parë.
Amerika do të jetë në Ballkan në të ardhmen shumë të afërt dhe në Shqipëri padyshim, ndaj rrënjë komuniste dhe puniste nuk ka për të mbetur. Këto janë trantativat e fundit të së shkuarës makabër, janë metastazat e masave malinjë, trashëguar nga kleptokracia ateiste, që mbi kufoma ngriti shtat dhe la trashëgimtarë deri më sot, 2025.
Çdo e keqe ndodh për mirë!
Sa më e madhe e keqja, aq më i madh shpëtimi që vjen!
***
https://www.facebook.com/share/v/18b5fxBogg/