Gustave Eiffel: Inxhinieri që Krijoi Monumentin e Parisit

/

Inxhinieri dhe biznesmeni Gustave Eiffel lindi në 1832 në Dijon të Francës. Ai u bë i famshëm me ndërtimin e kullës që mori emrin e tij dhe u bë një pikë referimi e Parisit.

Realizimi i projektit ambicioz të Kullës Eifel filloi në vitin 1887 me qëllim paraqitjen e saj në Ekspozitën Botërore të Parisit në vitin 1889, e cila synonte t’i tregonte të gjithë botës arritjet e Francës.

Kulla kishte një lartësi fillestare prej 300m dhe për ndërtimin e saj nevojiteshin 7.000 ton çelik, ndërsa u shpenzuan më shumë se 1 milion dollarë, një shumë e madhe për kohën.

Më pak i njohur është fakti që Eiffel ka bërë edhe studimin teknik për Statujën e Lirisë, dhuratë nga Franca në SHBA si simbol i miqësisë franko-amerikane, pas Luftës Civile Amerikane.

Reputacioni i Gustave Eiffel u ndot kur emri i tij u përfshi në një skandal financiar lidhur me projektin francez të Kanalit të Panamasë. Ai vetë nuk kishte asnjë lidhje, fakt që u vërtetua përfundimisht në gjykatë.

Inxhinierri ndërroi jetë në vitin 1923.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Njoftimi nga Rusia - Arsyeja për L3B: "SHBA & Polonia Godasin Objektivat Brenda Territorit Tonë" - Përgjigje Ekuivalente…

Next Story

Francë: U Arrestua një Person që Bërtiste 'Allah Akbar', Preu & Rrëzoi Pemën e Krishtlindjes

Latest from Info

Ati ynë!

Teksa studiojmë “Ati ynë” që na mësoi Jezu Krishti, kuptojmë gjithnjë e më shumë se është