Çfarë pritet të diskutojnë Putin dhe Trump?
Presidenti ukrainas Zelenski është i shqetësuar për një marrëveshje të mundshme midis Trump dhe Putin (të cilët pritet të flasin me telefon pas disa orësh), që do të përfshinte edhe Odesën, sipas NY Times. Odessa është një dëshirë e zjarrtë për rusët që ta kenë, për arsye kombëtare, historike dhe gjeopolitike.
Odessa do t’u ofrojë rusëve kontroll të plotë të Detit të Zi verior dhe bashkim me tokat e Transnistrisë.
Presidenti amerikan Trump dhe presidenti rus Putin duan të krijojnë “Jaltën” e tyre përmes së cilës dy superfuqitë gdhendin “sfera” të reja gjeopolitike të ndikimit.
Këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë e kanë bërë të qartë se Rusia do ta mbajë patjetër Krimenë.
Trump ishte i kujdesshëm që të mos zbulonte shumë se për cilat pjesë të territorit të Ukrainës po negocionte.
Administrata Trump tashmë ka sinjalizuar se pret që Rusia të kontrollojë territoret që ajo tashmë i ka pushtuar (çështja këtu është nëse do t’i njohë ato si ruse në tërësinë e tyre), por ata në rrethin e Zelenskit janë thellësisht të shqetësuar se Trump mund të mbështesë edhe dhënien me koncesion të portit strategjik të Odessas.
Natyrisht, kjo mund të ndodhë vetëm duke organizuar një referendum në të cilin popullata vendase do të vendoste se në cilin vend dëshiron të bashkohet ose të mbetet.
Odessa ka një përqindje të madhe të popullsisë rusisht-folëse, por askush nuk e di me siguri në këtë kohë nëse ata përbëjnë shumicën.
E sigurtë është se ka disa banorë që duan që Odessa të bëhet ruse dhe gjatë luftës ata u kanë dhënë informacion forcave ruse edhe për objektivat ushtarake brenda qytetit.
18 marzo 2025, Russia – Ucraina
— LadyAfro17???????????????????????????????? (@LadyAfro17) March 18, 2025
ODESSA SOTTO IL CONTROLLO RUSSO?
L'ufficio di #Zelensky è preoccupato per un possibile accordo tra #Trump e #Putin.
Il presidente Trump afferma che lui e il presidente russo Vladimir Putin stanno per avere la loro #Yalta, dove le grandi potenze… pic.twitter.com/GIuJAnvq57
I pyetur për axhendën e saktë të diskutimit, shefi i kabinetit të Kremlinit Peskov theksoi: “Liderët do të flasin për aq sa ata e konsiderojnë të nevojshme”.
Siç raportoi Donald Trump në 24 orët e fundit, kthimi i territorit dhe aseteve të Ukrainës në Rusi është tashmë në tavolinë, edhe pse Kievi zyrtarisht refuzon të lëshojë zonat në lindje, që ushtria ruse ka pushtuar që nga fillimi i luftës dhe që tejkalojnë 20% të territorit ukrainas.
“Ne po bëjmë shumë mirë”, tha Donald Trump për negociatat dhe shtoi: “Unë mendoj se kemi një shans shumë të mirë për të arritur një armëpushim”.
Për dëmshpërblimin që do të marrë Moska, presidenti amerikan theksoi se “po flasim për tokën”, por edhe për “centralet”, mesa duket duke iu referuar centralit bërthamor të Zaporizhias, më i madhi në Europë.
Donald Trump shmangi të fliste për pjesë të veçanta të territorit ukrainas që mund t’i dorëzoheshin përfundimisht Rusisë.
Informacionet e reja të raportuara nga Bloomberg raportojnë se Vladimir Putin, ndër kërkesat e tjera, tani po kërkon pezullimin e të gjitha dërgesave të armëve në Ukrainë për kohëzgjatjen e armëpushimit të propozuar nga Uashingtoni.
Sipas tre burimeve ruse, si dhe një zyrtari të lartë europian, udhëheqësi rus, i cili pati një takim privat me të dërguarin e posaçëm të Trump, Steve Witkoff javën e kaluar, thuhet se e vendosi ndërprerjen e furnizimeve me armë si kusht për nënshkrimin e çdo armëpushimi.
Dy zyrtarë rusë, të cilët e dinë sfondin, theksuan se qëllimi i Kremlinit është t’i japë fund të gjitha dërgesave të armëve në Ukrainë, por së paku, Vladimir Putin mund të pranojë ndërprerjen e ndihmës amerikane për armë, e cila është gjithashtu më e rëndësishmja.
Një zyrtar i lartë europian theksoi se BE-ja heziton të pranojë një kusht të tillë, pasi do të lejonte Rusinë të riarmatosej gjatë armëpushimit, duke forcuar avantazhin e saj ndaj Ukrainës.
Presidenti rus e përshkroi propozimin e SHBA-së si “të mirë”, si bazë për diskutim dhe duke falrnderuar presidentin amerikan për përpjekjet e tij, hodhi themelet për një marrëveshje mes tyre.
Udhëheqësi rus ka të ngjarë të bjerë dakord për një armëpushim pasi të sigurohet që kushtet që ai ka vendosur, të përmbushen.
Shtëpia e Bardhë ka pranuar kërkesat ruse për ruajtjen e kontrollit rus mbi territoret e okupuara të Ukrainës, por edhe për mosintegrimin e Ukrainës në NATO.
SHBA ka gjithashtu të ngjarë të bëjë presion ndaj Ukrainës që të pranojë një status neutral dhe kufizime në pajisjet e saj, bazuar në kushtet ruse, shkroi në Bloomberg Cliff Kupchan, një ish zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit dhe president aktual i Grupit Eurasia me bazë në New York.