Meloni “Thyen Frontin” e BE-së & Shkon në Uashington të Negociojë Veçmas Uljen e Tarifave për Italinë! – MaSt

Meloni “Thyen Frontin” e BE-së & Shkon në Uashington të Negociojë Veçmas Uljen e Tarifave për Italinë!

/

Kurbë e theksuar në rënie kjo, në historinë e BE-së.

U ça fronti i tarifave për BE-në nga Italia, teksa kryeministrja e Italisë Georgia Meloni justifikoi tarifat e vendosura nga presidenti Trump, në nivelin 20% për vendet e shteteve të Brukselit.

Anashkaloi udhëheqjen e BE-së për t’i vendosur Amerikës tarifa analoge, si dhe vendosi të udhëtojë në Uashington personalisht për të negociuar direkt dhe njëkohësisht nxiti BE-në që “të lehtësojë dhe çlirojë rregullat e Marrëveshjes së Gjelbër që ngarkojnë sipërmarrjet”.

E kemi theksuar në shumë shkrime në madt.al se idea fikse e teorisë “së gjelbër” është shndërruar në ngarkesë dhe kosto shtesë për banorët, ndërsa zvogëlon nga ana tjetër fitimin për sipërmarrjen dhe shkruton vendet e punës në sektorët e industrisë.

Meloni po shkon me urgjencë në Uashington, më 16 prill për të negociuar me presidentin Trump, për të ulur tarifat nga 20%, në 10% për Italinë.

Është çarja e parë kritike në politikën e përbashkët ekonomike të BE-së, për një çështje kritike përgjatë historisë së ekzistencës së Bashkimit Europian.

Nëse Meloni arrin mes negociatave të ulë tarifat për Italinë, atëherë ka për të qenë gjatë, shumë gjatë Kryeministre e Italisë.





Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

"Colpo Grosso" e Trump me Tarifat - Synimi Kryesor

Next Story

Gjermania: CDU & SPD Bien Dakord për Formimin e Qeverisë

Latest from Info