“Ukraina gjithashtu duhet të dëshirojë të arrijë një marrëveshje!”
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, tha sot se SHBA-të po ushtrojnë “presion të fortë” ndaj Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, ndërsa vuri në dukje se “do të ishte një lëshim i rëndësishëm nga Rusia që të mos marrë nën kontroll të gjithë Ukrainën”.
“Ne po bëjmë presion të fortë mbi Rusinë”, tha presidenti amerikan ndërsa mirëpriti kryeministrin norvegjez Jonas Gaard Støre në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.
I pyetur nga një gazetar se çfarë koncesioni është e gatshme të bëjë Moska, Trump u përgjigj “për të ndalur luftën” dhe vazhdoi “të ndalojë, (pra) të mos pushtojë të gjithë vendin”, duke sqaruar se sipas tij do të jetë një “koncesion mjaft i madh” nga ana e Rusisë.
Presidenti amerikan në fund theksoi se “Ukraina gjithashtu duhet të dëshirojë të arrijë një marrëveshje”.