E megjithatë tymi i bardhë nuk është avull!
Gjatë zgjedhjeve të parafundit papale në vitin 2013, kur Françesku u zgjodh më në fund, të gjithë u impresionuan nga fakti se, sa i zi dukej tymi gjatë votimeve të dështuara.
Shikoni foton përkatëse:

Për më tepër, sinjali për besimtarët duhet të jetë i qartë në mënyrë që të mos ketë dyshime. Por çfarë e siguron këtë ngjyrë të errët?
Është një kombinim i elementëve kimikë dhe traditës, shpjegon Vatikani, i cili thuhet se është konsultuar me ekspertë për të gjetur të bardhën dhe të zezën ideale.
Brenda Capella Sistina ka dy soba, njëra e përdorur në konklava që nga viti 1939 dhe një më e re, në përdorim nga viti 2005, e cila ka një pajisje elektronike që prodhon tym. Dy sobat bashkohen nga një tub / qyngj që i lidh ato me oxhakun, tashmë të njohur mirë, që nuk gjendet i vendosur përgjithmonë në tavanin e Capella Sistina.
Fletëvotimet digjen në të parin, ndërsa pajisja në të dytin aktivizon një fishek që përmban pesë grupe të një përzierjeje kimike që “ngarkohen gradualisht” gjatë një periudhe prej shtatë minutash.
Për tymin e zi, përzierja përbëhet nga perklorat kaliumi, antraceni dhe squfuri. Ajo që digjet kryesisht është antraceni, por meqenëse djegia e tij është pak e vështirë, e “lehtësojnë” atë me squfur.
Në të kundërt, për versionin e bardhë përbërësit janë klorat kaliumi, laktozë dhe rrëshirë pishe. Kjo ngjyrë është më e vështirë. Kimikatet që do ta arrinin këtë mund të shkaktojnë irritim, prandaj shmangen.
Në fund të fundit, sipas Scientific American, rrëshira është ajo që i jep ngjyrën e bardhë, tymit. Përmbajtja e tij e ujit dhe acidet karboksilike që përmban, kur digjet krijojnë një re avulli.
Ky është në të vërtetë tym i bardhë. Rezultati përfundimtar është projektuar për të dhënë tym të zi ose të bardhë, pa vend për keqkuptime.