Shokant & Qesharak në Shfaqje Publike Mediatike, Kandidati i Majtë për President në Amerikë, Joe Biden!

Shokon pamja dhe të folurit e 77-vjeçarit kandidat për President i SHBA-së nga të majtët, Joe Biden, në një intervistë të tij të fundit televizive, tek një gazetar mik të tij personal. U bë i shqueshëm, i dukshëm dhe i pakundërshtueshëm fakti se nuk është më në gjendje as të flasë, teksa murmurit dhe flet thuajse përçart, gjithashtu fjalët dhe fjalitë që thotë, nuk kanë lidhje mes tyre.

Pamja është realisht e trishtë dhe tregon një njeri që gjendet në stad të avancuar të alzheimerit, gjendje që ngre automatikisht pyetjen, sesi do të mund të qeverisë Amerikën, në rast se Media dhe partia e tij “do e heqin zvarrë” drejt fitores në Nëntor.

Ja se çfarë thotë Biden në intervistën e tij të fundit, për të kuptuar gjendjen alarmante të tij mendore: Kjo fraza që të gjithë janë zgjuar? Ja gjejeni ç’ndodh, klasa punëtore zgjohet dhe bën ‘uau!… Në vitin 1930 bëmë ndërhyrjen e parë, për të patur një lëvizje të bashkuar, që mund dhe lëviz? Besoj se mundemi, ajo që sugjeroj unë është që të jemi në gjendje të bëjmë një grup tëndin dhe një grup timin, punojmë ngushtë bashkërisht… në politikë sundon… shiko besoj që marr shumë kohë por…”

Tashmë kandidati i të majtëve në Amerikë, nëse nuk e ka tekstin e shkruar, nuk është në gjendje të artikulojë. Fushata e tij me shkak coronavirus-in anuloi të gjitha shfaqjet e tij publike, tek të cilat do të duhej të fliste, pa letër përpara.

Por ky fakt nuk duket të shqetësojë Media-n e kapur, atë majtisto-globaliste, e cila pa turp dhe pa cipë anashkalon totalisht gjendjen mendore dhe fizike të kandidatit, edhe pse i jep kandidatit Biden edhe pyetjet e intervistës paraprakisht, edhe përgjigjet. Por sërish kandidati nuk është në gjendje të riprodhojë dhe artikulojë.

Nga ana tjetër “The New York Times” e shtyjnë kandidatin Biden që të refuzojë debatin me Presidentin Trump, nëse nuk plotësohen disa kushte, duke na lënë të kuptojmë që janë “duke gatuar” diçka edhe në këtë front të betejës, pasi të gjithë e dinë që në debatet televizive do të dalë zbuluar situata reale në të cilën gjendet dhe do të marrë goditje të parikuperueshme, jo vetëm kandidati, por edhe Partia Demikratike e majtë, si dhe vetë Media-t.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Sërbët Protestojnë Përpara Parlamentit Sapo Njoftohen për Karantinim (lockdown)!

Next Story

Kaney West: "Vaksina për Coronavirus-in do të Jetë Shenjëzimi i Bishës"!

Latest from Opinione