La Figaro: Çfarë Ka Thënë Putin për Ortodoksinë, në Vitin 2000?

/

Le të kujtojmë çfarë tha Presidenti rus Putin për gazetën franceze Le Figaro në vitin 2000, kur u pyet për ortodoksinë.

Le Figaro: Në një intervistë me gazetarë rusë zbuluat se kishit vendosur një kryq, që ju kishte dhënë nëna juaj, në Varrin e Shenjtë në Jerusalem. Edhe pse ju keni qenë edhe një ish anëtar i KGB-së. Si pajtohen këto dy realitete kontradiktore?

Vladimir Putin: Jeta është plot me kontradikta. Kur kontradiktat pushojnë së ekzistuari, atëherë kjo do të thotë se të ka rrëmbyer vdekja. Rusia nuk është një vend artificial; Rusia ka një histori të gjatë. Dhe pavarësisht të gjitha përpjekjeve të bëra gjatë periudhës sovjetike, rezultoi e pamundur që të çrrënjoseshin rrënjët kulturore të kombit.

Është si bari në rrugët e qyteteve të mëdha, i cili përfundimisht për të mbirë arrin të depërtojë edhe përmes asfaltit. Nëna ime ishte një njeri fetar, besimtare, në një kohë kur adhurimi ishte i rrezikshëm në Bashkimin Sovjetik. Ajo më kishte pagëzuar fshehurazi në Kishë.

Pra, pse duhet të jetë e habitshme që ajo më dha kryqin e saj për ta vendosur në varrin e Zotit tonë në Jerusalem? Dhe dua t’ju them se ndihem krenar që i përkas Kishës Ortodokse Ruse.

Ky fakt më plotëson dhe krijon një lidhje personale me popullin tim dhe kulturën e tyre. Besimi më ofron një moral, më jep paqe të brendshme.

Gazeta “La Figaro”, 26 nëntor 2000.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Nëntë Sjellje që Dëshmojnë se Keni IQ / Intelekt më të Lartë

Latest from Info