Turqia i Dërgon Mesazh Lufte Greqisë mes Një Fotografie

/

R.T. Erdogan: “Dërguam një mesazh se ku janë drejtuar raketat tona balistike”.

Paralajmërim, shantazh i qartë bërë Athinës.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i dërgoi një mesazh Athinës gjatë një deklarate që bëri në një universitet në Stamboll, në lidhje me suksesin teknologjik të Ankarasë në lëshimin e një rakete balistike me rreze të mesme veprimi Bora-2/Tayfun, në një vend prove në Detin e Zi. .

Erdogan tha: “Ne po forcojmë sistemet tona të mbrojtjes ajrore, raketat, mjetet e blinduara.

Ne përpiqemi të kalojmë në nivelin tjetër me risitë teknologjike, duke i treguar botës guximin dhe vendosmërinë tonë. Tani kemi edhe Tayfun. Ky është një mesazh, këto raketa po synojnë diku.

Ne duam të krijojmë universin tonë, në vend që të jemi në ndonjë univers tjetër virtual që po përpiqen të na imponojnë”.

Raketa balistike me rreze të mesme veprimi Tayfun (Bora-2) që u testua nga Turqia ditët e mëparshme, mund të godasë për herë të parë të gjithë territorin grek, edhe nëse lëshohet nga Turqia qendrore, pasi rrezja e saj përfundimtare e veprimit është 1000 km.

Prodhuesi turk i predhës është Roketsan dhe në internet kanë nxjerrë tashmë diçka si “reklamë” të predhës, që paraqesin duke goditur parlamentin grek, mesa duket në kuadrin e shantazhit psikologjik që kërkon të kalojë Ankaraja.

Shikoni foton e lëshimit provë nga Ankaraja të raketës Bora-2/Tayfun nga një aeroport pranë qytetit port të Rizunda

Raketa mbart një kokë lufte me eksploziv të lartë, ose dispersion 470 kg dhe lëshohet vertikalisht. Raketa përdor GPS dhe sistemin e udhëzimit inercial (INS) për të lundruar drejt objektivit.

Raketa mund të riorientohet gjatë fluturimit. Kjo veçori lejon goditjen e objektivave në lëvizje dhe ky është problemi më i madh për divizionet e blinduara greke.

Saktësia e sistemit varion nga 30-50m CEP (gabim rrethor). Përsa i përket performancës dhe aftësive, ai konsiderohet i barabartë me sistemin rus Iskander-E.

Një vend i NATOs kërcënon një tjetër vend anëtar. Që sot nuk ka më NATO, duhet shkrirë.

Kemi më shumë se 2 vite që nga ky portal u themi dhe u analizojmë veprimet dhe mosveprimet e NATOs dhe BEsë, funskionet e tyre dhe panevojshmërinë e ekzistencës së këtyre strukturave aspak të dobishme për qytetarët europianë, në kontinentin Europian.

NATO dhe BE janë tashmë dukshëm instrumenta në duart e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Europa një protektorat i SHBAsë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Kush Janë Iluminati & Sa prej Tyre janë Grupi Bilderberg?

Next Story

Klube, Kartele & Bilderberg

Latest from Info