Irani Kërkon Armëpushim me Kusht

/

Irani po kërkon armëpushim me Izraelin, me kushtin që Izraeli të mos bombardojë më Iranin.

Ky kusht as që merret parasysh nga Izraeli, që vazhdon bombardimet në Teheran dhe që gjatë natës së kaluar ka goditur mbi 20 objektiva të rëndësisë së veçantë.

Izraeli duket i vendosur për të vazhduar luftën, teksa Irani është i detyruar të kundërpërgjigjet, pavarësisht mundësive dhe aftësive luftarake të kufizuara krahasimore.

Duket si një taktikë e izraelitëve për të konsumuar armatimet e Iranit, duke e detyruar atë për goditje të përqëndruara. Pikërisht intesiteti i goditjeve ka detyruar Iranin të kërkojë armëpushim me kusht, që nuk u pranua nga Izraeli.

Në luftë implikimi i Shteteve të Bashkuara duket i pashmangshëm, ndaj dhe në orët e vona të natës Irani kërcënoi se do të godasë bazat amerikane në Lindjen e Mesme dhe Europë.

Nëse një gabim i tillë ndodh, kryhet në pamençuri dhe gjaknxehtësi nga ana e Iranit, më pas Lindja e Mesme me qendër Iranin do të jetë krater zjarri dhe hiri, masakra mbi njerëz të pafajshëm mund të kalojë çdo imagjinatë.

Irani që prej shumë dekadash mbështet organizata terroriste, nuk mund dhe nuk do të ketë armë bërthamore, këtë vendosën të gjithë në unison G7 dhe shtete të tjera përveç tyre.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Urë Ajrore Armësh nga Kina, Pakistani & Koreja e Veriut në Iran & Paralajmërimi Nga Islamabadi për Armët Bërthamore

Next Story

Rusia Thirrje Qytetarëve të Saj që të Largohen Menjëherë nga Izraeli mes Rrugës Tokësore! – Çfarë Po Vjen?

Latest from Info