Sa probabilitet i japin shpërthimit të konflikteve të armatosura brenda SHBA-së?
Probabilitetin e shpërthimit të një lufte civile në SHBA para 31 dhjetorit 2025 po e luajnë lojtarët në platformën e basteve Polymarket.
Probabiliteti i një ngjarjeje të tillë është bërë më i theksuar pas vrasjes së aktivistit konservator Charlie Kirk në Utah.
Tani lojtarët në platformën Polymarket po vënë bast sesa e mundshme është që të shpërthejë luftë civile në SHBA, ose më saktë një konflikt i armatosur midis grupeve të organizuara.
Për momentin, probabiliteti duket shumë i ulët, siç tregohet në diagramë, duke dhënë një probabilitet prej vetëm 3% për një eventualitet të tillë, por ky është një treg që reagon fort ndaj zhvillimeve përkatëse politike ose të tjera.
Someone created a new bet on Polymarket whether we would have a civil war in 2025. I wonder how this will look as time progresses?https://t.co/KM5ZGN7Gcu
— Jurispectives (@jurispectives) September 12, 2025

Parashikimet ndikohen nga spekulimet dhe teoritë, si ato të John Titor, por mbeten spekulime.
Duhet theksuar se lojtarët nuk po vënë baste me para tradicionale, por me kriptovaluta, kryesisht stablecoin USDC (i cili është i lidhur me dollarin).
A veproi 22-vjeçari Tyler Robinson vetëm?
Platforma tani po gjurmon edhe shanset nëse Tyler Robinson, autori i vrasjes së Charlie Kirk, veproi vetëm apo me ndihmën e bashkëpunëtorëve.
Bastet duket se janë hapur të premten në mbrëmje, rreth 24 orë pasi Robinson u arrestua nga policia dhe rreth katër ditë para se prokurorët pritet ta akuzojnë atë për vrasjen e udhëheqësit të të rinjve konservatorë.
Shanset që Robinson të jetë një “person i armatosur, i vetmuar” filluan me rreth 94%, por janë luhatur shumë mes spekulimeve intensive në rritje, rreth motiveve të tij të mundshme, duke rënë në një minimum prej 62% deri të dielën në mëngjes.



Gjithçka që po ndodh me platformat është sërish një lojë e pistë e konstilacionit dhe e organizatorëve të vrasjes së Charlie Kirk, që synojnë të tensionojnë situatën në Shtetet e Bashkuara.
Pandemia nuk mund të jetë më një zgjidhje për trazira dhe kaos, ndaj po ërpiqen të gjejnë një tjetër formë, që mund të jetë edhe një Luftë Civile, apo përplasje të armatosura.