Salvini Kundër Erdogan: “Disa e Duan Turqinë në BE, por Ky Islam Është i Papajtueshëm me Vlerat tona!”

E djathta italiane me disa deklarata të toneve të larta, lidhur me vendimin e Presidentin Erdogan për ta kthyer Kishën e Shën Sofisë në xhami.

E djathta italiane, bëhen të parat parti politike të Perëndimit dhe të parit politikanë i që reagojnë ashpër dhe ushtrojnë kritikë kundrejt Erdoganit dhe për gjithçka ai po bën mes pushtetit të pakufij.

Salvini është i pari politikan i Perëndimit që nuk po mban pozicionime të tërhequra dhe të vakta si të tjerët, por është më i ashpër se kurrë me Sulltanin e Anadollit.

Salvini shkroi në Twitter: “Turqia, të cilën disa do të donin ta integronin në Europë, kthen Shën Sofinë në xhami. Bëhet fakt tashmë që aventura e këtij lloj Islami, është e papajtueshme me vlerat e demokracisë, lirisë dhe tolerancës së Perëndimit.

Paralelisht, kreu i një tjetër partie të djathtë italiane “Fratelli d’Italia”, Giorgia Meloni, theksoi mes një postimi në Facebook: “Erdogani po përfundon proçesin e shndërrimit të Turqisë së civilizuar, në Sulltanat islamik, duke e kthyer (sërish) Kishën Muze të Shën Sofisë në xhami, në Kostandinopojë. Me këtë akt, që Erdogani e konsideron si shfaqje potence të ektremizmist të tij islamist, i vetlavdëruari dhe ambizioci sulltan, thjesht pranon se në vitin 2020, ai personalisht është i paaftë dhe i pavlerë për të ndërtuar diçka që do të ishte qoftë edhe pak në gjendje për t’iu përafruar madhështisë së bazilikës së Shën Sofisë, që u ndërtua para 1500 vitesh nga Kostandinopoja e krishterë.

1 Comment

  1. Kur shtetari Italian.del duke.puthur kryqin quhet CIVILIZIM kur.del dikush e flet per Islamin quhet terrorist dhe i papershtatshem per vlerat e Europes, ortodoksise dhe krishterimit, te civilizuar aq shume te civilizuar saqe pushtonij, digjnin dhe vtisnin vrnde dhe popuj ne kryqezata per fene dhe heretiket qe thonin se bota eshte rrumbullake digjeshin si jo besimtare…
    E vertet qe duhet mbajtur ne kujtese historia por j9 vetem.nga.njeri krah…. Pune te mbare studiuesve te njeanshem ne te gjitha kahet

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Simboli i Ortodoksisë, Kisha e Shën Sofisë Shndërrohet në Xhami - Turqit do të Mbulojnë me Perde & Tapita Ikonat e Shenjtërove!

Next Story

Kur Rama "Gjunjëzonte" Miliarderin Basha mes Tritolit & i Sillte më Pas Dëmshpërblime Miliardash Atij - Pazar Politik (afatgjatë)!

Latest from Opinione

“Juda” i Padukshëm!

Mashtruesin politik mund dhe duhet ta nxjerrin zbuluar, mund dhe duhet ta akuzojnë publikisht, skeptikët dhe