Pas vrasjes së Charlie Kirk javën e kaluar, Presidenti Donald Trump kishte një mesazh për agjitatorët e majtë: Amerika nuk do të kthehet aty ku ishte pesë vite më parë.
Në një mesazh të ashpër nga Zyra Ovale të hënën, presidenti dyfishoi përgjegjësinë për grupet Antifa, për dhunën që nxisin – duke vazhduar etiketimin e tyre si një organizatë terroriste lokale dhe duke lënë të kuptohet se mund të ngrihen akuza penale – duke shtuar se agjentët e Imigracionit dhe Doganave mund të bëjnë “çfarë të duan” nëse njerëzit i sulmojnë gjatë kryerjes së detyrës së tyre.
Sipas medias konservatore The Center Square, përgjigjja erdhi pas një pyetjeje nga gazetari i tyre në lidhje me atë, nëse Trump do ta klasifikonte konstilacionin e grupeve të dhunshme, si organizatë terroriste.
“Do ta bëja këtë 100 përqind, edhe të tjerat gjithashtu, meqë ra fjala, por Antifa është e tmerrshme”, tha Trump.
Ai shtoi se po bisedonte me Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi për të ngritur akuza kundër Antifa-s dhe grupeve të ngjashme për Organizmin RICO.
“Ka grupe të tjera, po, ka grupe të tjera”, tha ai.
“Kemi disa grupe mjaft radikale dhe ia dolën mbanë me vrasje. Gjithashtu, kam folur me prokurorin e përgjithshëm për të ngritur akuza kundër disa njerëzve për të cilët keni lexuar, të cilët kanë shpenzuar miliona e miliona dollarë për agjitacion”, shtoi Trump, duke nënkuptuar këtu Sorosin dhe donatorë të tjerë.
“Administrata publike dhe punonjësit e rendit nuk kanë pse ta durojnë dhunën, e kam bërë të ditur”, shtoi Trump. “Edhe ata vetë nuk durojnë më. Administrata e mëparshme, u thoshte dhe u bë pothuajse kulturë – nëse dikush të hedh një gur, mos bëj asgjë. Nëse dikush të pështyn në fytyrë, mos bëj asgjë. Ndërsa unë iu them, kur të pështyjnë, goditi. Bëj çfarë të duash ti, për dreqin vepro.”
🚨 BREAKING: President Trump says he wants to declare ANTIFA as a domestic terrorist organization, and says it will happen if AG Pam Bondi can make it official.
— Eric Daugherty (@EricLDaugh) September 15, 2025
"Antifa is terrible."
Charlie wanted this, years ago.
PLEASE DO IT! For Charlie! pic.twitter.com/VJxwJZ6OSm
Sipas CNN, zëvendësshefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller, tha se ky veprim kishte për qëllim t’u dërgonte një mesazh grupeve liberale që financojnë një “rrjet organizatash” që filluan trazirat nga krahu i majtë.
“Pika kryesore që presidenti ka theksuar është se dikush po paguan për të gjitha trazirat. Trazirat nuk ndodhin falas, dhe kështu, sipas udhëzimeve të presidentit, prokurori i përgjithshëm do të zbulojë se kush po paguan për trazirat, dhe ata që financojnë do të jenë penalisht përgjegjës për pagesën e dhunës”, shtoi Miller.
Masa vjen më pak se një javë pasi një vrasës i dyshuar, i cili dukej i ndikuar nga lëvizjet e ashtuquajtura “antifashiste”, qëlloi Kirk, themeluesin 31-vjeçar të Turning Point USA, në një tubim në Universitetin e Luginës së Utah.
Disa nga fishekët e plumbave kishin mesazhe të përdorura zakonisht nga grupet Antifa.
Ndërsa ka pasur në të kaluarën përpjekje dhe udhëzime për të klasifikuar Antifa-n si një organizatë terroriste vendase, përpjektjet kanë hasur në kundërshtim nga e majta dhe nga ligji amerikan, i cili kufizon mënyrën sesi klasifikohen organizatat terroriste vendase.
Megjithatë, një akuzë e RICO-s kundër grupeve Antifa, ose ndaj atyre që i financojnë ato, do të ishte një mënyrë efikase për t’i ndaluar ato – dhe një mënyrë për të siguruar që kujtimi i Charlie Kirk të mbahet gjallë.
Kirk mund të ketë besuar në debatin e hapur, por ai nuk besonte në veton e banditit. Kjo është e vetmja gjë në të cilën besojnë Antifa dhe nën-organizatat e saj.
Antifa shpejt do të ndodhet në përballje me drejtësinë. Ligji dhe rendi do të rivendosen dhe protestat si amerikanë konservatorë, do të jenë përsëri të sigurta.