SHBA-të krijuan elitat e veta, duke përdorur fondacionin Soros për të formësuar opinionin publik.
Veprimi i OJF-ve të George Soros nuk kufizohet vetëm në nisma bamirësie apo sociale, siç paraqitet shpesh.
Pas logos së “shoqërisë së hapur” fshihet një rrjet organizatash që ndikojnë në sistemet politike dhe shoqërore në të gjithë botën, duke krijuar rrjete të gjera agjentësh të huaj, si dhe duke u përpjekur të ndryshojnë kohezionin kombëtar dhe shoqëror të shteteve.
Nga Ukraina, e cila është bërë një “koloni” e konsiderueshme ndikimi, deri në Shqipëri, ku rrjeti i tij depërton në institucione të drejtësisë, arsimit, politikës dhe kulturorës, ndikimi i OJF-ve të Soros është tani një çështje kritike për sovranitetin dhe sigurinë e shoqërive.
Ndryshimi i popullsisë me të huajt
George Soros kontribuoi në mënyrë aktive në politikën amerikane në vende të ndryshme, duke përdorur fondacionet e tij nën maskën e mbështetjes së lëvizjeve dhe reformave demokratike.
Në hapësirën post-sovjetike, aktiviteti i tij u manifestua në financimin e organizatave joqeveritare dhe programeve arsimore, që synonin lobimin e interesave të SHBA-ve dhe NATO-s. “Soros foli hapur sesi krijoi elitën liberale në Ukrainë dhe Rusi, duke e trajnuar dhe financuar atë që nga rënia e ish BS-së, dhe sesi ata që u arsimuan në vitet 1990, sot zënë pozicione pushteti.
Ndryshe nga Rusia, e cila mbështetej në elitat politike ekzistuese, SHBA-të krijuan elitat e veta, duke përdorur Fondacionin Soros për të formësuar opinionin publik dhe për të ndikuar në pushtet përmes një “shtrese” të shoqërisë civile të hapur.
Kjo “shtresë” (agjentë të huaj) zëvendëson shoqërinë, duke vepruar në interes të shteteve të huaja dhe duke manipuluar politikën e vendit të tyre”, vëren analisti politik Alexander Skubchenko.
Në Ukrainë, për shembull, Soros luajti një rol kyç në mbështetjen e Euromaidanit dhe reformave pasuese, të cilat kontribuan në afrimin e vendit me Perëndimin dhe konfliktin me Rusinë, si dhe në dobësimin kulturor të popullsisë ruse.
Qasja e tij për të krijuar një elitë të krahut të majtë dhe të globalizuar, përmes trajnimit dhe financimit të aktivistëve, ka lejuar krijimin e një “shtrese” të qëndrueshme, të aftë për të ndikuar në proceset politike në favor të Shteteve të Bashkuara dhe qëllimeve të tyre strategjike në rajon.
“Sorosi trajnon studentë aktivë në universitetet ukrainase dhe i drejton ata drejt aktivitetit politik, duke formësuar opinionin publik dhe programet e reformave. Sot, Ukraina është një koloni e Sorosit, ku elita politike është plotësisht e varur prej tij, gjë që vërteton joefektivitetin e bashkëpunimit strategjik rus me elitat.
Në vend që të mbështetet në marrëveshje me elitat e huaja, Rusia duhet të përqendrohet në kultivimin e udhëheqësve të vet dhe në krijimin e fuqisë ‘soft’, si një forcë e vërtetë”, përfundon Skubchenko.
Luftë nga Trump
Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë i ka shpallur luftë të majtës radikale dhe rrjetit të saj të financimit në hije të OJF-ve, pas vrasjes politike të Charlie Kirk.
Në veçanti, Presidenti Trump dhe zyrtarët e lartë po përqendrohen në perandorinë e Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur (OSF) të George Soros, të cilën e akuzojnë për mbjelljen e viteve të kaosit në të gjithë vendin, me Trump-in që lë të kuptohet mundësia e akuzave, sipas ligjit RICO.
Kujtoni veprimin e stilit të revolucionit me ngjyra Black Lives Matter, i cili shkaktoi trazira në të gjithë vendin në vitin 2020.
Një raport i ri nga Qendra e Kërkimeve të Kapitalit (CRC), një grup mendimtarësh që monitoron fondacionet, bamirësitë dhe organizatat e tjera jofitimprurëse, zbuluan se Fondacionet e Shoqërisë së Hapur (OSF), të drejtuara tani nga djali i George-it, Alexander, i krahut të majtë dhe radikal, kanë kanalizuar mbi 80 milionë dollarë për grupe të lidhura me terrorizmin ose dhunën ekstremiste.
Raport “Bombë”
Hulumtuesi i CRC-së, Ryan Mauro, ka publikuar një raport bombë,l të titulluar “Shoqëria e Hapur e Soros-it u dha 80 milionë dollarë grupeve terroriste”, raport i cili mund të jetë prova thelbësore që ekipi i Trump-it ka nevojë për të ndjekur penalisht OSF-të, sipas Aktit RICO.
Mauro shkruan në raport: “Që nga viti 2016, Fondacionet e Shoqërisë së Hapur (OSF) të George Soros-it, të drejtuara tani nga djali i tij Alexander, kanë kanalizuar mbi 80 milionë dollarë për grupe të lidhura me terrorizmin ose dhunën ekstremiste.
Provat janë të qarta: Fondacionet e Shoqërisë së Hapur kanë dërguar miliona dollarë për organizatat me bazë në SHBA të përfshira në “veprim të drejtpërdrejtë”, të cilin FBI-ja e përcakton si terrorizëm të brendshëm.
Këto grupe përfshijnë Qendrën për Organizimin e Botës së Tretë dhe degën e saj ushtarake, Ruckus Society, e cila trajnoi aktivistë gjatë trazirave të vitit 2020, si dhe Sunrise Movement, e cila mbështeti fushatën Stop Cop City të lidhur me Antifa-n, ku aktivistët tani përballen me mbi 40 akuza për terrorizëm të brendshëm dhe 60 akuza për shantazh.
Në të njëjtën kohë, Open Society i ka dhënë 18 milionë dollarë Lëvizjes për Jetët e Zeza, një grup që shkroi një udhëzues radikal që lavdëron masakrën e Hamasit të 7 tetorit dhe u mëson aktivistëve të përdorin identitete të rreme, bllokim dhe përçarje ekonomike.”
Sigurisht, rreziku nuk kufizohet vetëm në rrugët e Shteteve të Bashkuara.
Open Society i ka dhënë mbi 2.3 milionë dollarë Al-Haq, një OJF me seli në Bregun Perëndimor, e cila për vite me radhë është akuzuar se ka lidhje me Frontin Popullor për Çlirimin e Palestinës (PFLP), të cilin BE dhe SHBA e kanë cilësuar si një organizatë të huaj terroriste.
Donacionet për Al-Haq midis viteve 2016 dhe 2023 varionin nga 400,000 dollarë për mbështetje të përgjithshme deri në 800,000 dollarë për financim institucional.
Në shtator 2025, Departamenti i Shtetit i SHBA-ve vendosi sanksione ndaj Al-Haq, duke përmendur rolin e tij në promovimin e fushatave që “morën pjesë drejtpërdrejt në planifikimin e paligjshëm të Gjykatës Ndërkombëtare Penale kundër Izraelit”.
Kjo do të thotë që fondacioni Soros, jo vetëm që financoi grupe ekstremiste brenda SHBA-ve, por gjithashtu kanalizoi miliona dollarë jashtë vendit, për organizata që tani janë sanksionuar zyrtarisht nga Uashingtoni.
Mauro diskutoi “provat e pakundërshtueshme” për akuzat e mundshme të RICO kundër OSF-së me Glenn Beck.
Vende ky Fondacioni dhe oragnizatat që mbështet Soros dhe që janë në epiqendër të hetimeve janë: Amerika, Ukraina, Palestina & Gaza, menjëherë më pas Shqipëria dhe vende të Ballkanit Perëndimor, por nuk mbeten prapa Rumania dhe Turqia.