Hillary Clinton në Shqetësim, për Ngritjen e Frymës Kristiane në Amerikë! (video)

/

Hillary Clinton po bën publik shqetësimi e saj lidhur me rritjen e krishterimit dhe pohon se “njerëzit e ngjyrës së bardhë”, të krishterë kryesisht, po shkaktojnë “dëme” në Shtetet e Bashkuara. Dështiron që patjetër të ndërthurë krishtërimin me të bardhët, duke anashkaluar faktin që amerikanët me ngjyrë janë të krishterë dhe ndoshta edhe më të devotshëm se të tjerët.

Duke folur në Morning Joe, Clinton tha:

“Ideja që mund ta kthesh kohën prapa dhe të përpiqesh të rikrijosh një botë që nuk ka ekzistuar kurrë, e dominuar nga, le ta themi, të bardhët, njerëz të një bindjeje të caktuar, të një feje të caktuar, të një ideologjie të caktuar, thjesht po i bën SHUMË DËM asaj që duhet të synojmë!”

Harroi shumë shpejt ish Sekretarja e Shtetit, mikja e Soros dhe Podestave, globalistja leftiste, që kjo dhe të tjerët e konstilacionit po u imponoheshin njerëzve për dekada, për të harruar kombin, besimin, familjen, po u imponoheshin fëmijëve dhe të rinjve për të ushqyer dhe përkrahur tendenca seksuale dhe njeriun me dhjetra gjini. Harroi shumë shpejt bashkëshortja e të dashurit të Monika Lewinskit, diktaturën globale që po instalonin të majtët dhe teksa kthen kokën prapa nuk shikon Amerikën e etërve, por atë që ka në imagjinatën e saj.

Koha e këtyre mbaroi dhe tani do të shohin sesi do të rivendosen atje ku ishin dhe ku duhet, rrethanorët dhe rrethanat, kombet dhe shoqëritë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Për Herë të Parë në Historinë e SHBA-ve, Një Drejtor i FBI-së po Ndiqet Penalisht!

Next Story

Ushtria Kundër të Majtës Ekstremiste Huligane në SHBA – Marinsat Kundër Antifas!

Latest from Info