“Rusia do të paguajë çmim të lartë nëse nuk ulet në tryezën e negociatave!”
“Është një vend luftënxitës!”
Presidenti francez Emmanuel Macron dënoi sulmet ruse ndaj infrastrukturës ukrainase, duke thënë se Franca po punon me partnerët e saj për të rivendosur shërbimet thelbësore.
Në një postim në llogarinë e tij zyrtare X, Macron tha se kishte folur me Presidentin ukrainas Volodimir Zelenski në lidhje me incidentin.
“Ashtu si marrëveshja e arritur në Gaza ofron një shkëndijë shprese për paqe në Lindjen e Mesme, edhe lufta në Ukrainë duhet të përfundojë”, tha ai.
“Nëse Rusia vazhdon në qëndrimin e saj kokëfortë luftënxitës dhe në refuzimin e saj për t’u ulur në tryezën e negociatave, do të duhet të paguajë çmimin”, shtoi ai.