Trump Paralajmëron Nigerinë për Masakrën Kundrejt të Krishterëve nga Islami: “Do të Ndërhyjmë me Ushtri & Armë Zjarri!”

/

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, ka akuzuar Nigerinë se po lejon “masakrën masive” të të krishterëve nga islamistët dhe ka urdhëruar Departamentin e Luftës, që të përgatitet për veprime të mundshme ushtarake.

Në një postim në Truth Social, ai paralajmëroi se nëse qeveria nigeriane vazhdon të lejojë vrasjen e të krishterëve në vend, ushtria amerikane “mund të hyjë në Nigeri me armë zjarri”.

Ai shtoi se nëse SHBA-të sulmojnë, “sulmi do të jetë i shpejtë, i egër dhe i ëmbël”.

Breitbart raporton: Trump kërcënoi gjithashtu “të ndalojë të gjitha ndihmat dhe asistencat për Nigerinë”, nëse qeveria nigeriane vazhdon të lejojë vrasjen e të krishterëve.

“Nëse Qeveria nigeriane vazhdon të lejojë vrasjen e të krishterëve, SHBA-të do të ndalojnë menjëherë të gjitha ndihmat dhe asistencat për Nigerinë dhe mund të hyjnë në vend për t’i turpëruar, me armë zjarri do të ndërhyjmë, për të zhdukur plotësisht terroristët islamikë që po kryejnë këto mizori të tmerrshme”, tha Trump në postimin e tij.

“Me anë të kësaj po udhëzoj Departamentin tonë të Luftës të përgatitet për veprime të mundshme. Nëse sulmojmë, ulmi do të jetë i shpejtë, i egër dhe i ëmbël, ashtu siç banditët terroristë sulmojnë të krishterët tanë të dashur! KUJDES: QEVERIA NIGERIANE MË MIRË TË LËVIZË SHPEJT!”

Paralajmërimi i Trump vjen pasi ai më parë tha se të krishterët “po përballen me një kërcënim ekzistencial në Nigeri” dhe theksoi se “mijëra të krishterë po vriten” nga islamistët radikalë.

Në përgjigje të komenteve të Trump në lidhje me “masakrën masive” të të krishterëve në Nigeri, Ministri i Punëve të Jashtme i Nigerisë, Yusuf Maitama Tuggar, mohoi se në vend po ndodhte një gjenocid.

“Për të shmangur çdo dyshim dhe nga respekti për të gjitha viktimat dhe të mbijetuarit në mbarë botën të këtij krimi unik dhe të tmerrshëm kundër njerëzimit, le të na tregojë fakte, por nuk ka gjenocid, as tani dhe as kurrë në Nigeri”, tha Tuggar në një deklaratë për Newsweek.

Presidenti nigerian Bola Ahmed Tinubu, një mysliman, ka mohuar gjithashtu se po ndodh përndjekje fetare kundër të krishterëve, duke e etiketuar atë si “një gënjeshtër nga gropa e ferrit”.

Ndërkohë që kofomat e të krishterëve gjenden rrugëve dhe lagjeve të qyteteve të Nigerisë. Kur pamjet filmike janë të shumta dhe kur bashkësitë e krishtera në Nigeri, po kërkojnë ndihmën e ndërkombëtarëve, për këtë masakër.

Islami radikal, ka pamjen dhe funksionin e Antikrishtit.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Luftë Vendete në Kretë - Viktima, të Plagosur & Mijëra Fishekë

Latest from Info