Rusët Goditën Anije Turke me 4,000 Ton LPG në Portin e Odesës – Evakuohet Fshati në Rumani

/

Anija shpërtheu në flakë pas sulmit me dron.

Një dron rus ka goditur anijen turke “Orinda” që mbante 4,000 ton LPG, e cila ishte ankoruar në portin Izmail, të Ukrainës, në rajonin e Odesës, pranë kufirit me Rumaninë.

Autoritetet e fshatit Plauros, i vendosur në kufirin rumuno-ukrainas, e kanë evakuuar fshatin, pasi zjarr shpërtheu në anije.

Sipas rrjetit rumun Digi24, 100 deri në 150 banorëve të Plauros, fshat që ndodhet përballë portit Izmail në bregun e Danubit, po evakuohen, si masë paraprake për shkak të zjarrit që ka shpërthyer në anije pas sulmit.

Anija në fjalë mbante afërsisht 4,000 ton gaz të lëngshëm nafte (LPG), gjë që shkaktoi shpërthimin e një zjarri pas sulmit, me flakë që arritën një distancë prej afërsisht 500 metrash nga fshati.

Autoritetet lokale paralajmërojnë se situata është jashtëzakonisht kritike, pasi anija mund “të shpërthejë në çdo moment”.

Kryetari i bashkisë së rajonit, Tudor Cernega, tha se shërbimet e sigurisë po kryejnë kontrolle shtëpi më shtëpi dhe gjithashtu po largojnë kafshët për shkak të rrezikut të një shpërthimi të madh. Ndërkohë, autoritetet ukrainase në rajonin e Odesës folën për një goditje “masive” në infrastrukturën energjetike dhe portuale, me disa anije të dëmtuara.

Anija cisternë e LPG-së, e quajtur Orinda dhe që valëvitte flamurin turk, pësoi dëme serioze, por 16 anëtarët e ekuipazhit e braktisën anijen në mënyrë të shpejtë, të sigurtë dhe pa lëndime, siç njoftoi qeveria turke.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Ministri Gjerman i Mbrojtjes Bën Paralajmërimin e Frikshëm: "Kjo Verë, Mund të Ketë Qenë Vera e Fundit Paqësore për Europën!"

Latest from Info