James Dimon, CEO i JPMorgan, i njohur për shqetësimin e tij në lidhje me tregjet, shprehu problematikat e forta për barrën në rritje të borxhit të qeverisë amerikane dhe ndikimin e saj të mundshëm në tregun e obligacioneve.
Deklaratat e tij menjëherë provokuan një reagim nga Sekretari i Thesarit Scott Besant. Pas deklaratës tronditëse se “vëren buburreca” në tregje, James Dimon nuk lë hapësirë me deklaratëne tij, që kjo të mos ndodhë, është i bindur se pritet rënie e ekonomisë dhe financave.
Duke folur në Forumin Ekonomik Kombëtar “Reagan” në Kaliforni, kreu i bankës më të madhe amerikane parashikoi se një trazirë serioze në tregun e obligacioneve është e pashmangshme. “Do të ndodhë. Dhe unë u them rregullatorëve… do të kaloni në panik”, tha Dimon.
Nga ana e tij, Bessant e hodhi poshtë paralajmërimin, duke vënë në dukje se CEO i JPMorgan ka bërë parashikime të ngjashme, të zymta, edhe në të kaluarën, që nuk janë vërtetuar. “E njoh James-in prej kohësh… Për fat të mirë, asnjëra prej parashikimeve të tij nuk është bërë realitet. Ai është një bankier i shkëlqyer, që thjesht përpiqet të parashikojë se çfarë do të ndodhë”, tha Bessant për CBS.
Rëndësia e paralajmërimit të Dimon
Dimon është një nga zërat më me ndikim në politikat ekonomike në administratën e re Trump, si dhe ka të gjithë vëmendjen e Presidentit. Thuhet gjithashtu se Trump u këshillua me Dimon pak para se të njoftonte pezullimin 90-ditor të tarifave më 9 prill.
Në një intervistë tjetër, Dimon përsëriti paralajmërimet e tij, duke thënë se rritja e borxhit amerikan mund të çojë në “kohë të vështira” për tregun, ndërsa shpërndarjet e obligacioneve zgjerohen. Ai paralajmëroi se nëse investitorët humbasin besimin tek dollari amerikan, marzhet e rrezikut do të rriten, duke rënduar kreditimin e bizneseve të vogla, kreditë e pasurive të paluajtshme dhe obligacionet me rendiment të lartë.
Rendimentet afatgjata të thesarit amerikan janë rritur javët e fundit, ndërsa frika për trajektoren e borxhit intensifikohet dhe legjislacioni tatimor i Presidentit Trump kalon në Kongres.
Pengesa ligjore dhe strategjia e Sekretarit të Thesarit.
Një shqetësim i shtuar ishte përmbysja e fundit e një pjese të madhe të tarifave të Trump nga një gjykatë tregtare e New York-ut për çështje ligjore. Edhe pse Gjykata Federale e ka pezulluar përkohësisht vendimin, pasiguria ligjore po shton pasigurinë e tregut.
Duke iu përgjigjur shqetësimeve të Dimon, Bessant i Thesarit, i tha CBS se, qeveria është e angazhuar për të ulur deficitin. Ai tha se deficiti do të jetë më i ulët këtë vit dhe do të vazhdojë të bjerë gradualisht, me qëllimin për ta sjellë vendin “në një formë të shkëlqyer deri në vitin 2028”.


