Fotot e Panjohura të Djemve të Presidentit Putin me Partneren Alina Kabaeva

/

Stërviten për t’u bërë gjimnastë si nëna e tyre.

Ivani 10-vjeçar dhe Vladimir Junior 6-vjeçar, thuhet se jetojnë me nënën e tyre në një kompleks pyjor të fortifikuar në Valdai, në veriperëndim të Moskës.

Foto nga jeta e dy djemve që Presidenti rus Vladimir Putin ka me ish gjimnasten Alina Kabaeva janë publikuar nga New York Post.

Sipas gazetës amerikane, fotot tregojnë Ivanin 10-vjeçar dhe Vladimir Junior 6-vjeçar duke u stërvitur për t’u bërë gjimnastë si nëna e tyre.

Ivani madje dha një intervistë në të cilën foli për lëvizjet “e bukura” të gjimnastikës që mësoi nga kampionët olimpikë Aleksei Nemov, Evgenia Kanaeva dhe Tagir Khajbulaev.

Sipas informacionit, pamjet filmike vijnë nga një aktivitet që Kabaeva organizoi në janar në akademinë që mban emrin e saj.

Siç raporton New York Post, Vladimir Putin ka shtrirë një mburojë mbrojtëse për dy djemtë nga frika se mos vriten. Për këtë arsye, dy fëmijët dhe nëna e tyre thuhet se jetojnë në një kompleks pyjor të fortifikuar në Valdai, në veriperëndim të Moskës.

Djemtë përdorin gjithashtu pseudonimin Spiridonov si mbiemrin e tyre.

“Informacioni rreth Kabaevës dhe fëmijëve të saj është fshirë nga bazat e të dhënave shtetërore, djemve iu dha një pseudonim – Spiridonov, dhe e gjithë zona përreth rezidencës së familjes së Presidentit në Valdai është nën mbrojtje të rreptë”, sipas gazetarëve Roman Bananin dhe Mikhail Rubin.

Vërehet se Spiridonov është emri i gjyshit të Putinit nga ana e babait, i cili jetoi nga viti 1879 deri në vitin 1965.

Putini dhe 41-vjeçarja Kabaeva janë përfolur se janë në një lidhje që të paktën nga viti 2008, megjithatë, kjo nuk është konfirmuar kurrë publikisht.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Austri: Pse u Pushua Mjeku nga Puna?

Next Story

Projektligj për Tërheqjen e SHBA-ve nga NATO

Latest from Info