Moska “Ngrin” Asetet e Vendeve të BE-së me Vlerë 230 Miliardë Euro në Territorin e Saj

/

Kjo shumë ka të bëjë me fondet ruse me vlerë 210 miliardë euro që janë “ngrirë” Euroclear Belg,
Banka Qendrore e Rusisë, pas një takimi të Këshillit Ekonomik Kombëtar, nën mbikëqyrjen e Presidentit Vladimir Putin, ngriti një padi kundër Euroclear duke kërkuar 230 miliardë dollarë kompensim.

Padia u ngrit në Gjykatën Tregtare të Moskës.

Në thelb, ky është një veprim i Rusisë që favorizon qëndrimin e Belgjikës pasi tregon se Brukseli kishte të drejtë kur foli për një “reagim katastrofik” nga ana e Moskës.

Vlerësohet se asetet e vendeve të BE-së në Rusi tejkalojnë 400 miliardë euro (investime në kompani nafte, depozita, aksione në miniera, veçanërisht TOTAL francez).

Kremlini e ka paralajmëruar BE-në për planet e saj për të përdorur asetet e ngrira ruse për të mbështetur Ukrainën.

Ekspertët ligjorë presin që Gjykata Tregtare e Moskës të japë një vendim të shpejtë kundër Euroclear, kujdestarit me seli në Belgjikë që mban shumicën e aseteve.

Gjykata tha se mori ankesën e bankës qendrore më 12 dhjetor, e cila kërkonte 18.2 trilionë rubla, vlera e plotë e aseteve shtetërore të ngrira të Rusisë.

Nëse banka qendrore fiton, ajo mund të kërkojë zbatimin e vendimit kundër aseteve të Euroclear në juridiksione të tjera, veçanërisht në juridiksionet e konsideruara “miqësore” nga Rusia.

Bashkimi Europian dëshiron të përdorë gati 210 miliardë euro asete të bankës qendrore ruse për të vazhduar luftën duke mbështetur forcat e armatosura të Ukrainës.

Paratë do të jepen si kredi për nevojat ushtarake dhe civile të Kievit në vitet 2026 dhe 2027.

Udhëheqësit e BE-së ranë dakord të premten të ngrijnë asetet për një kohë të pacaktuar, duke argumentuar se duhet të mbështesin Ukrainën, sepse nuk duan që Moska një ditë të sulmojë NATO-n, diçka që Rusia mohon se planifikon ta bëjë.

Euroclear nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Sasi "Mamuth" Kokaine, Kapet në Portin e Pireut (Greqi)!

Next Story

Fermerët Grekë "i Vënë Flakën" Europës - Mijëra Fermerë Europianë në Selinë e BE-së

Latest from Info