Sulmohet Banesa e zv.Presidentit Amerikan JD Vance

/

J.D. Vance mbi sulmin ndaj shtëpisë së tij:

“Një i çmendur u përpoq të hynte duke thyer dritaret me çekiç. Nuk ishim në shtëpi!”

Zëvendëspresidenti i SHBA-ve JD Vance, pas sulmit ndaj shtëpisë së tij nga një person i panjohur, deklaroi se “një i çmendur” u përpoq të hynte me forcë në shtëpinë e tij në Ohio duke thyer dritaret.

CNN, duke cituar një burim, raportoi më parë se autoritetet po hetonin “një incident” në banesën e zv.presidentit dhe arrestuan një person.

“Nga sa kuptoj unë, një i çmendur u përpoq të hynte me forcë duke thyer dritaret me çekiç. Jam mirënjohës ndaj Shërbimit Sekret dhe Policisë së Cincinnati-t për reagimin e tyre të shpejtë”, tha JD Vance në një postim në Platformën X.

“Ne nuk ishim në shtëpi, pasi ishim kthyer në DC”, shtoi ai, duke i kërkuar medias të mos tregonte imazhe të shtëpisë së tij me dritare të thyera.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Mamdani “Sulmon” Trump-in: “Një Sulm i Njëanshëm Ndaj Një Kombi Sovran Është Një Akt Lufte”!

Next Story

Maduro në Gjykatën Federale - Manhattan: “Jam i Pafajshëm & i Ndershëm”!

Latest from Info