Udhëheqësi rus është nën presion për t’iu përgjigjur “piraterisë amerikane dhe për të ndaluar euforinë e tyre të pandëshkueshmërisë”.
Menjëherë pas dy konfiskimeve të çisternave me interesa dhe flamur rus nga forcat amerikane, si dhe deklaratës së Hegseth, se do të vazhdojnë të konfiskojnë çisterna dhe qëndrimit pasiv të Moskës në nivel qeveritar, anëtarët e Parlamentit rus kritikojnë në mënyrë indirekte presidentit Putinin për “mosveprim”.
Dhe i kërkojnë atij të ndryshojë politikën e “thjesht vëzhgimit të ngjarjeve dhe vazhdimit të fundosjes së anijeve amerikane”!
“Ne duhet të përgjigjemi ushtarakisht: Të godasim me silura dhe të fundosim disa çisterna amerikane”, tha deputeti dhe kryetari i komitetit ushtarak të Dumës Shtetërore Ruse Aleksei Zhuravlov, mesa duket duke aluduar në ekzistencën e nëndetëses ruse që ndodhet në zonë dhe mund të ndërmarrë një mision të tillë menjëherë.
Zhuravlev duke përfaqësuar një grup të madh deputetësh, e përshkroi sekuestrimin si një akt “piraterie” të barabartë me një sulm ndaj territorit rus (për shkak të flamurit rus) dhe bëri thirrje për një përgjigje të ashpër ushtarake, duke propozuar konkretisht:
“Sulm me torpedo, fundosje e disa anijeve amerikane [të rojes bregdetare/patrullës]” për t’i dhënë SHBA-ve një “klik në hundë” (një idiomë ruse që do të thotë një qortim të mprehtë ose një shuplakë).
Ai argumentoi se kjo ishte e nevojshme për t’iu kundërvënë “euforisë së pandëshkueshmërisë” së perceptuar nga SHBA-të pas ngjarjeve në Venezuelë.
Ai gjithashtu iu referua doktrinës ushtarake të Rusisë, duke vënë në dukje se ajo lejon një përgjigje bërthamore në raste të caktuara, megjithëse e përshkroi idenë e torpedos si përshkallëzim të kufizuar.
Kjo deklaratë së bashku me ato të mëparshmet tregon se deputetët rusë janë axhituar dhe po bëjnë thirrje për hakmarrje.


