Asnjë konfirmim zyrtar – Mretëron kaos informativ!
Raportet për shpërthime në objektet bërthamore iraniane në rajonin ushtarak Parçin, në periferi të Teheranit, të cilat nuk janë konfirmuar zyrtarisht, kanë mbushur llogaritë iraniane.
Përdoruesit e internetit raportuan një shpërthim në objektet bërthamore të vendosura 30km larg Teheranit.
Zyrtarët kanë zbuluar se këto janë vetëm teste rutinë. Sulm? Sabotim? Aksident me dron? Lojëra propagande? Askush nuk e di, por me forcat amerikane që ndodhen pranë bregdetit iranian që nga dje, të gjitha janë të mundshme.

Sipas një mesazhi në Telegram, i cili dyshohet se ka ardhur nga një kanal i lidhur me Gardën Revolucionare (IRGC), thuhet:
“Aktualisht, banorët kanë dëgjuar tinguj shpërthimesh nga drejtimi i rajonit Parçin. Nuk ka informacion në lidhje me burimin, natyrën ose vendndodhjen e saktë të zhurmës.”
Autoritetet iraniane nuk kanë bërë asnjë njoftim, ndërsa agjencitë ndërkombëtare po e ndjekin nga afër rastin, duke pritur sqarime zyrtare.


