Barazia Gjinore 50|50, atentat kualitetit me plumb kuantiteti!

Barazi Gjinore 50|50 ishte një atentat kualitetit me plumb kuantiteti.

Nuk e kam gjetur dot kurrë kuptimin e kësaj “dogme” për barazi mes gjinive. Barazi mes të ndryshëmve komplementarë? Po pse? Dhe si? Për çfarë?

Kuota gjinore. Buxhtim gjinor. Pjesëmarrje e grave në vendimmarrje. Këto trumbetohen poshtë e lart nëpër salla konferencash dhe rendin gratë për barazi, për pak pushtet, sulen e vërsulen për të mbushur lista kandidaturash dhe garash. Larje trush, në govata fondesh, me gra pjesëmarrëse, një përdorimshme (dosja).

Dhe ja, Parlαmenti dhe Ministritë sot. Plot e përplot me gra e vajza, që u punësuan nga lista dhe që me foltoren kanë raporte armiqësore (si gruaja me gruan). Kemi arritur 30%-shin, por ato, “aktivistet”, luftojnë që të kemi 50% gra në Parlamentin e ardhshëm, me ndihmën edhe të grave si motra në Europë dhe në Amerikë tek grupimi majtisto-globalist.

Në Shqipërinë demokratike, do t’i bëjmë gratë si dhe sa burrat nëpër dikastere, këshilla dhe në Parlament. Barazi në numra! Burri emëror, gruaja numëror. Qeverisë dhe partisë i duhen gra, më shumë gra, edhe më shumë gra, që të shquajmë “burrin” i cili ntrash zërin.

Gra, mblidhni mendjen, pak dhe saktë! I jepni shumë më shumë shoqërisë po të rrisni fëmijë të denjë, si dhe po të jeni profesioniste dhe të përgjegjshme në detyrat që ushtroni. E nëse disa spikatin dhe vlejnë të qeverisin dhe vendimmarrin me burrat, hajde t’i mbështesim. T’i mbështesim fuqishëm dhe pa mëdyshje! Mos na diskriminoni më me kuota, por mblidhni brezin e ri se e keni kafeneve, të turbulluar nga hashashi, të lodhur nga parazitizmi, të dehur nga avujt e alkoolit. Gra mbidhni mendjen, se po rritni një brez të humbur, injorant dhe të palexuar, tërësisht të paorientuar.

Barazi gjinore!

Absurd, që gëlltit miliarda dollarë propagande. Lojë, lojë diabolike nga mendje të mbrapshta. Kush e di ku i del “tymi” kësaj fryme majtiste, populiste, denigruese në thelb për femrën, afiziologjike për të, që e devijon nga detyra primare e saj, që është pedagogjia e fëmijëve të saj. Për rrjedhojë, “barazia” shbën shoqërinë, mes gjeneratash, bij e bija nënash që gjenden nëpër lista nga kuota, nënash që i angazhon partia dhe kryetari, drejtori dhe sekretari dhe që nuk i shikon fëmija dhe shtëpia.

Ka shumë gra të fyera dhe të diskriminuara nga kuota e barazisë gjinore! Cilësi dhe meritokraci, këtë kërkojnë femrat që dinë dhe njohin mirë rolin e tyre në familje dhe në shoqëri!

#TaBëjmëFemrën_TëDenjëSërish

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Athinë: Hellinikon Casino Resort (€8 miliardë investim, 7 mijë vende pune)

Next Story

Kush e zbuloi zeron?

Latest from Opinione

“Juda” i Padukshëm!

Mashtruesin politik mund dhe duhet ta nxjerrin zbuluar, mund dhe duhet ta akuzojnë publikisht, skeptikët dhe