Autobusi po transportonte punëtorë nga Maranhão në Santa Catarina.
Gjashtë pasagjerë u vranë dhe 46 të tjerë u plagosën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi sot në autostradën BR-153, pranë qytetit Marilia, në Brazilin juglindor, sipas departamentit të zjarrfikësve të Sao Paulos. Të plagosurit u dërguan në spitalet lokale, ndërsa gjendja e tyre nuk është ende e qartë.
Autobusi, i cili po transportonte punëtorë nga shteti Maranhão në Santa Catarina për punë mledhje mollësh, doli nga korsia dhe u përmbys kur goma e majtë e pasme shpërtheu, duke bërë që shoferi të humbiste kontrollin, sipas gazetës braziliane Folha de S.Paulo.
Policia federale lokale e autostradave po heton shkaqet e sakta të aksidentit, ndërsa autoritetet mbeten në gatishmëri për t’u ofruar ndihmë të plagosurve dhe për të menaxhuar trafikun në autostradë.

